Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me një video të pishave të Parkut të Divjakës të filmuara në lartësi. Në postimin e tij komentet ishin të shumta. Ndërkaq një qytetar i vë në dukje faktin që asgjë nuk ka ndryshuar me këto pisha, edhe para se ai të bëhej kryeministër.
Komenti i tij është replikuar menjëherë nga Rama, i cili e pranon që qytetari po thotë të vërtetën, ndërkaq thekson se këto pisha mund të mos ekzistonin më nëse do të vazhdonin me të njëjtin ritëm prerjeje.
Qytetari: Kështu kanë qënë këto pishat kur i filmoje nga lartësia edhe para se të ishe ti kryeministër. Mos shih e dëgjo ata që të bëjnë lajka e furça se një burrë i mençur nga anët tona thotë:
“Mos i mer shumë për bazë lajkat dhe mburrjet që të bëjnë kur je me pushtet;sepse thotë babai im nga ato vdiq”.
Edi Rama E vertete eshte qe keto pishat keshtu kane qene, po sic u nisen te priten edhe mund te mos ishin me, e para! E dyta ne park nuk degjoheshin me zogjte se ishin bere fertele nga gjahtaret dhe sot parku eshte plot me speciet e rikthyera, pas ndalimit te gjuetise!
E treta, pishat keshtu ishin e vertete, po sot parku eshte plot me turiste e vizitore fale shume nderhyrjeve qe jane bere, perfshire edhe kete kullen ekologjike, e cila u pelqen s’u pelqen disave ketu, eshte bere nje nga atraksionet me te medha per vizitoret? Keshtu qe kjo i dashur Martin s’eshte as pune lajkash e as pune furçash (mos ma ki merakun hiç ne kete pike, se une jetoj kaq shume me hallet e me opinionet e njerezve sa nuk ta ha dot mendja), po kjo eshte thjesht nje pune e mire, nder shume pune te mira qe kemi bere e do te bejme akoma, edhe per parkun e Divjakes ku ka ende plot per te bere.
(J.D/Faxweb.al)