10:52 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ “Ndihmat vijnë natën e i marrin me gomerë”, indinjohet qytetari: Nuk kemi drita, kur unë ju përgjigjem me lekë pse nuk më përgjigjen me shërbim!

14:17 | 03/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Ndihmat vijnë natën e i marrin me gomerë”, indinjohet qytetari: Nuk kemi drita, kur unë ju përgjigjem me lekë pse nuk më përgjigjen me shërbim!

Një qytetar nga një fshat i thellë i Mirditës, teksa shprehte shqetësimin e tij në emisionin e “Zgjohu” në “Fax News”, rreshtoi në pak minuta hallet e përditshme të zonave të thella malore, ku sipas tij nuk është parë asnjëherë shtetit.

Qytetari duke folur për ndihmat që trumpetohen nga kryeministri Edi Rama për familjet në nevojë në kohë pandemie, tha se ka marrë vetëm një herë 10kg ushqime, ndërkohë që shtoi se ndihmat shpërndahen natën dhe askush nuk e di ku shkojnë.

Po ashtu qytetari u shpreh i indinjuar dhe me mungesën e energjisë elektrike në zonën ku banon, duke theksuar se ai paguan energjinë elektrikë ndërkohë që për rrjetin nuk është bërë asnjë investim.

“Unë jam i sëmurë kronik me hipertension, edhe gruan e kam të sëmurë! Nga ato që thotë kryeministri rrini në shtëpi se nuk vdes kush për bukë sepse ilaçet vijnë në shtëpi, ushqimet vijnë në shtëpi, pensioni vijnë në shtëpi… Këtu moj zonjë para një muaj e ca na kanë sjellë 10 kg ushqime ca makarona ca oriz. Na thuhet se ndihmat do të vijnë pranë familjes, vetëm një rast kemi marrë. Ka thashetheme këtu në zonë, se ndihmat vijnë natën dhe personat shkojnë i marrin me gomerë natën. Ose shkarkohen pranë një banesë, se sa mori, ku i mori nuk dihet. Por nëse është e vërtetë që shteti ka nisur ushqime për familjet në nevojë, të paktën të na i japë përndyrshe tua japë hajdutëve.

Nuk kemi asnjë numër të zyrës së emergjencave, vetëm spitalet. Këtu nuk vjen njeri i gjallë në zonën tonë. Këtu era shtet vjen vetëm kur mbillet droga dhe vetëm ndonjë faturist dritash. Ky është shteti jonë. Të paktën kur vjen puna për vota shihen njerëz, bëjnë premtime. Kur vjen puna, ujë jo, rrugë jo, drita jo. Ne jemi edhe pa drita! Kur fryn erë nuk kishte drita dhe nuk kishte burrë nëne që të hypte në pemë sepse ishin lidhur telat në pemë. Hypim në pisha. Kush hyp lartë në ato pemë.

Është gjithë fshati që ka nevojë për ndihmë. Këtu kanë mbetur vetëm 25 banorë, kanë ikur njerëzit, nuk kishte infrastrukture. I pari që iku ishte arsimtari dhe kur ik arsimtari iku dhe fëmija. Kush do të vërë dorë në këtë fshat, jo vetëm këtu por në të gjithë fshtrat e veriut. Në zonat malore motër shteti hoqi dorë. Nëse unë rrej hajde shiheni, linjat elektrike, nuk hidhet një fadromë me dhe në rrugë që të tranportojmë një të sëmurë, që të marrim një thes miell, të shkojmë të paguajmë dritat. Unë kam një mal me fatura dritash në sirtar, kur paguaj dritat unë pse nuk vë dorë për të riparuar energjinë elektrike. Kur unë të përgjigjem me lek edhe ti duhet të më përgjigjesh më shërbim.”- tha qytetari.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

Kërcenóhet familjarisht Behgjet Pacolli, Policia ndalon autorin, ja metoda që do ndiqte

Para

VIDEO EPIKE/ E moshuara ‘detyrohet’ të gënjejë para kamerës, por shoqja e nxjerr zbuluar: Këtu mi bashkë kemi dalë

Para
VIDEO EPIKE/ E moshuara ‘detyrohet’ të gënjejë para kamerës, por shoqja e nxjerr zbuluar: Këtu mi bashkë kemi dalë

VIDEO EPIKE/ E moshuara 'detyrohet' të gënjejë para kamerës, por shoqja e nxjerr zbuluar: Këtu mi bashkë kemi dalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

Tiranë/ Lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.