Dhjetëra qytetarë, borxhlinj të OSHEE-së ishin sot të pranishëm në fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili ndër të tjera foli për shtetin social dhe për ndërprerjen e energjisë elektrike, që sipas tij është kufizuar së shumti krahasuar me vitet e mëparshme.
Në mesin e pensionistëve, të papunëve dhe kryefamiljarëve të varfër, ishte dhe një qytetar pensionist që u zotua se do t’i qëndrojë besnik shtetit pavarësisht mundësive të tij.
Burime për “Shuplaka” bëjnë me dije se qytetari që foli, Bashkim Kaci, banor në Shkozë, Tiranë, është anëtar i Partisë Socialiste, ish-shofer i Kooperativës Potom Skrapar gjatë viteve 1974-1990.
Kryefamiljari me të ardhura të mira financiare, e 4 fëmijë të rritur, u bë sot protagonist i një teatri me kryeministrin për OSHEE-në.
“Pa bukë do rri dhe shtetit do t’i qëndroj korrekt tani, megjithëse jetoj vetëm një pension 120 mijë lekë.”, u shpreh ai. Por pavarësisht se është pensionit me 120 mijë lekë në muaj, Bashkim Kaci ka ardhur në Tiranë që në vitin 1990 dhe fëmijët i ka te gjithë në punë private, shteti dhe emigracion.
Kjo ishte një lojë e shëtuar teatrale, e ngjashme me të tjerat që qeveritarët luajnë me shqiptarët. Në mes të borxhlinjve OSHEE-së, infiltrohet një pensionist, i cili prapa pensionit modest duket se jeton mjaft mirë. E përtej gjithë kësaj është një anëtar besnik i PS-së, që futet në rradhët e të përvuajturve për të ngritur në piedestal Ramën sy për sy. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post