Gjatë takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama me qytetarët e Beratit, një banore e lagjes Çlirim të këtij qyteti ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me hipotekën për banesën, pasi ka bërë ndërtim në tokën shtet.
Mirëpo ajo ka rrëfyer edhe një tjetër problem, në të cilin përfshihet edhe Ermonela Felaj.
Gruaja tregon se Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin i ka rilidhur dritat për fushatë, mirëpo këtë të premte asaj ia kanë prerë sërisht dritat.
“Për çfarë pengohemi të marrim të drejtën e hipotekës? Jemi të papunë. Fëmijët i kam pa punë. Kam 6 muaj që s’kam asnjë pagesë, dyqan s’hap dot se s’kam hipotekë.
Kam dhe 4 muaj që s’kam paguar energjinë se para 2-3 muajsh kam njoftuar Ermonelën që mi ka lidhur me rastin që bëheshin fushatat, ndërsa të premten mi kanë ndërprerë. Merrni masa”, thotë qytetarja. (D.D/Shuplaka)