Emisioni “Ajsberg” të gazetarit Artur Çani që transmetohet në Fax News ka trajtuar mbrëmjen e sotme çështjen e ndërtime në Shqipëri e kryesisht në kryeqytetin shqiptar.
Gent Kaprata, politolog dhe urbanist i njohur foli për kriteret e ndërtimeve, zhvillimin urban, abuzimet si dhe për ndarjen e pushteteve mes atij lokal dhe qëndror në vendimmarjen në këtë kontekst.
Kaprata tha se ideologjitë e njëjta me sistemin monist kanë bërë që me projektin e “Rilindjes Urbane”, qytetet në vend të marrin një pamje të ngjashme, ndërsa ka argumentuar se sa më shumë ulet ndikimi i kryebashkiakëve në marrjen e vendimeve, aq më tepër shtohet prezenca e centralizimit të pushtetit në dorën e pak personave.
“Rikthimi i centralizimit të pushtetit tek disa persona ka bërë që të ketë një ndikim shumë të madh në jetën politike,sociale dhe ekonomike të vendit. Sa më pak pushtet të ketë një kryebashkiak, aq më shumë ndryshe do të jenë qytetet mes njëri-tjetrit. Duke qenë se qytetet gjithmonë e më shumë varen nga më pak njerëz, pra nga një dorë, siç është “Rilindja Urbane”, ndodhi që në 70 qytete të Shqipërisë, morën financime direkt nga qeveria në një projekt specifik që konsistonte në zbukurimin dhe stolisjen e shesheve. Deke qenë të centralizuar, bëri që rreth 600 milionë euro kanë shkuar në unifikimin dhe përforcimin e një karakteristike që kanë pasur qytetet para viteve ’90-të, të ngjashme me ato të sistemit komunist. Duke qenë se vjen nga e njëjta tipologji dhe ideologji, ata fillojnë dhe bëhen të gjitha njësoj”, tha Krapata.
Njohësi i urbanistikës shprehet gjithashtu se kullat në kyeqytet po shkaktojnë një dëm shumë të madh për Tiranën, dhe argumenton se Rama ka future duart në këtë çështje.
“Kulla është një filozofi dhe si koncept që shkaktojnë një dëm shumë të madh që i bëhet Tiranës. Patjetër që Rama ka futur duart në këtë çështje dhe mendon se ka bërë diçka në interes të kombit. Kjo vjen për shkak të një filozofie globaliste jo se mungon dora e zotit Rama. Ka dy kompentë që krijojnë kufizime, njëra është shkenca e urbanistikës por edhe pushteti vendor që vendos rregulla mbi juridiksionin personal. Nëse ndiqet projeksioni i shkencës së urbanistikës nuk do të ndodheshim në këtë situatë. Nuk duhet të ketë ndërtime pa pasur interes për të blerë, dhe njerëzit nuk duhet të blejnë një banesë kot pa pasur një logjikë ekonomike”, tha Kaprata.
(F.GJ/FAXWEB.AL)