Një dëmtim i madh në tubacionet e ujit ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasi është dëmtuar tubacioni kryesor në Fushë Kuqe që furnizon me ujë të gjitha lagjet e këtij qyteti. Kjo ka shkaktuar shumë probleme në furnizimin me ujë.
“Shkak i ndërprerjes së furnizimit me ujë është bërë çarja e tubacionit kryesor 700 mm në Fushë Kuqe, që furnizon me ujë lagjet e qytetit. Brigada e avarisë po punon për riparimin në një kohë sa më të shpejtë të defektit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Ujësjellës-kanalizime. (J.V/Shuplaka)