14:36 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Qyteti i luleve, Përmeti, shpallet Qendër Historike

14:12 | 19/01/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qyteti i luleve, Përmeti, shpallet Qendër Historike

Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qytetit shqiptar të Përmetit, Qendër Historike. Vendimi i KM-së i jep një rol të rëndësishëm qytetit si qendër e zhvillimit të turizmit në juglindje të vendit.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura t’u japë atyre statusin e Qendrave të mbrojtura Historike.

Qendra Historike e qytetit të Përmetit e propozuar shtrihet rrëzë malit dhe përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe shtrihet kryesisht në lagjet e Shënkollit (Varrosh), Teqesë, të cilat për nga kompozimi i ndërtimeve dhe rrugëve me kalldrëm, janë lagjet ku kanë mbetur gjurmët më të vjetra të qytetit.

Në të ndodhen dy objekte kulti: Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në vitin 1776, dhe e shpallur monument kulture e kategorisë së parë; Kisha e Shën Kollit e shekullit 19-të. Ndërsa rrugicat e ngushta me kalldrëme datojnë që në fillim të shekullit të XIX.

Dallohen disa tipologji dhe teknika shtrimi si ratë dhe këlliç. Në çdo shtrirje rrugore ekzistonte një linjë qëndrore për kalimin e ujit, që pothuajse çdo ditë, hapej nga mullijntë për të garantuar pastrimin e rrugëve, portave dhe kopshteve.

Brenda Qendrës Historike spikasin ndërtime të shek. XX me vlera të veçanta që meritojnë statusin “Monument Kulture”. Përmeti dallon edhe për banesat karakteristike pavarësisht se të transformuara, prtat e harkuara dhe selvitë shumë vjeçare.

Zona e Mbrojtur në pjesën më të madhe përbëhet nga një zonë e gjelbër kryesisht në kodrën e Bolëngës që është një zonë e qytetit me potencial të madh arkeologjik dhe përfshin  edhe kalanë e Bolëngës dhe disa banesa të ndërtuara në periudha të mëvonshme, me të cilat plotësohen me mirë vlerat e Qendrës Historike. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Keshilli i ministravePermetiQender Historikeqytet
Pas

Lekët për 21-janarin, Balla: Komplekset e qeverisë Rama-Meta, nuk zbehen duke bërë 1,6 milion shqiptarë të paguajnë nga 10 mijë lekë

Para

Gjithçka po bëhet serioze… Drake takon binjakët e Jennifer Lopez-it

Para
Gjithçka po bëhet serioze… Drake takon binjakët e Jennifer Lopez-it

Gjithçka po bëhet serioze... Drake takon binjakët e Jennifer Lopez-it

Discussion about this post

 



Të Fundit

Këshilli i Gardës miraton pezullimin e bashkëpunimit me IAEA, vendimi final i mbetet SNSC-së

GJKKO merr vendimin, Ilir Meta mbetet në qeli

Mashtronte gra në emër të një shoqate bamirësie për të marrë kredi, arrestohet 33-vjeçarja

Ilir Meta kërkoi lirinë, togat e zeza të GJKKO-së tërhiqen për vendim

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Të shtëna me armë në Meksikë/ Shënohen 11 viktima, mes tyre një i mitur

Makina bie në kanal, plagosen 3 persona, shoferi dhe 2 anglezë

Arrest për dhunë në familje dhe procedime për ndërtim të paligjshëm e kanosje për çështje prone

Kishte ndërtuar bunker nëntokë, arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Ekuador

Serbia në prag proteste, Bërnabiç paralajmëron vazhdimin e arrestimeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.