09:22 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qyteti i nëndheshëm i Kukësit, topografi Koliçi: T’i pastrojnë tunelet, në rast lufte strehohemi këtu! Ja çfarë kemi ndërtuar gjatë viteve 80’ (VIDEO)

14:39 | 02/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qyteti i nëndheshëm i Kukësit, topografi Koliçi: T’i pastrojnë tunelet, në rast lufte strehohemi këtu! Ja çfarë kemi ndërtuar gjatë viteve 80’ (VIDEO)

Shqipëria gjatë viteve të monizmit investoi qindra miliona lekë për ngritjen e vendstrehimeve për popullsinë civile. Qyteti i Kukësit ka shëmbëlltyrën e tij 30 metra nën këmbët e pallateve. Bëhet fjalë për qytetin e nëndheshëm të Kukësit. Abaz Koliçi, topografi që ndoqi punimet nga viti 1979-1992 të qytetit nëntokësor, paraqet para publikut disa fakte shumë interesante për këtë vepër, e cila ishte sekret shtetëror për kohën kur u ndërtua.

“Pas ushtrisë kam filluar punë këtu në kantierin e punimeve sekrete në Kukës. Këtu kanë qenë një numër i madh punëtorëve, këtu punimet kanë qenë me cilësi tepër të lartë është punuar vetëm me kazmë dhe lopatë pasi përdorimi i dinamit është i rrezikshëm për qytetin lart. Këtu në nënqytetin e nëndheshëm janë 3 tulene”, tregon Koliçi.

Më tej Koliçi shpjegon edhe shtrirjen e qytetit të nëndheshëm në tre pjesë kryesore, i cili përbëhet nga dhoma strehimi, vendi i komandos ushtarake, zyrat shtetërore, furra e bukës, salla e kinemas, shtypshkronja, centrali elektrikë e deri tek spitali me kapacitet prej afro 300 shtretërish( ofronte të gjitha shërbimet spitalore së bashku me ndërhyrjet kurirgjikale për kohën).

“Këtu jemi tek tuneli numër 1 ku është ndërtuar fabrika e bukës, në tunelin numër 3 ishte e ndërtuar shtypshkronja, të gjitha qytetet janë të lidhura me qytetin me puse vertikale në gjitha lagjet kanë qenë të lidhura. Gjithashtu është ndërtuar edhe spitali ushtarak në rast lufte me 200-300 shtretër, është i lidhur me spitalin civil të kukësit por lidhja mes dy spitaleve nuk përfundoi tuneli për shkak se punimet u ndalën pasi erdhi demokracia. Të gjitha tunelet kanë pasur energji elektrike, të pajisur me linjë telefonike nga posta deri në tunelin numër 3 ku është vend komanda e ushtrisë, kishte gjithçka këtu, kinema spital , gjithçka. Kukësi ishte rreth 9 mijë banorë dhe për 5 minutash të gjithë mund të strehoheshin këtu. Kur jepej alarm të gjithë futeshin këtu. Gjithë qyteti futej në strehim pasi zhvilloheshin prova teknike , ka pas sirena në cdo pallat”, tha ai.

Projektuesit e ndërtuesit e këtij qyteti u kujdesën edhe për garantimin e ajrit të pastër të banorëve, edhe nëse sipërfaqja ndotej nga një sulmi i mundshëm me armë kimike. Edhe çështja e energjisë elektrike apo tabelat orientuese të korridoreve të tunelit e deri tek ujësjellësi i qytetit ishte i garantuar ( ky ujësjellës është i vlefshëm të shfrytëzohet edhe sot për qytetin mbitokësorë, por është lënë në harresën e errësirës së tuneleve. Pamja e gjendjes së tuneleve të nëndheshme të qytetit tregojnë shembjen e degradimin në shumë hapësira. Pirgje dherash kanë çarë shtresën e betonimit duke bllokuar hapësira të tëra të gjatësisë së tij. Udhërrëfyesi ynë teksa eksploron këto pamje preket nga kjo harresë e njerëzve, institucioneve për një përkujdesje të qytetit.

Këtu gjendja është shumë e amortizuar, i kanë lënë tunelet në mëshirë të fatit. Këtu duhet të vendoset dorë pasi ka nevojë për një brigadë që ti pastrojnë ti rregullojnë dhe ta mirëmbajmë. Shikoni në Ukrainë ku po futen në metro në bodrume po rrinë ne skemi metro ku do strehohet populli nëse ndodh dicka? Cdo lagje ka hyrjen e vet, thjesht duhen pastruar këto tunele.

“Qytetarët kur puroheshe këtu nuk dinin fare cfarë ndodhte, dmth janë mbajtur sekret sepse Kukësi ka qenë vend kufitar dhe kemi armikun Serbin dikur Jugosllavia. Numri më i madh ka qenë në vitet 85’ kur është bërë spitali, kanë qenë mbi 100 veta. Të vijnë autoritetet që ti pastrojnë dhe nëse nuk do të na duhen për luftë të shërbejnë si muze”, përfundon Koliçi.

Ai më tej thotë se po të afrohet ndonjë kërcënim të gjithë me thonë do ta pastrojnë atë, por mund të jetë vonë. Shqipëria renditet e treta në botë pas SHBA-së e Zvicrës për numrin e vendstrehimeve nëntokësore të popullatës.

Pas

Pamje të trishta, një foshnje e porsalindur dërgohet në bodrumin e spitalit pas sulmeve nga Rusia

Para

Rusia: Kontrollojmë zonën rreth çentralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Para
Rusia: Kontrollojmë zonën rreth çentralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Rusia: Kontrollojmë zonën rreth çentralit më të madh bërthamor të Ukrainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat ngjiten në 40 gradë

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.