I riu Petro Piti që humbi jetën para dy javësh në një aksident automobilistik në rrugën Berat –Lushnje është kujtur në ndeshjen Bylis – Teuta.
Lojtari i Bylisit Flamur Ruçi i ka kushtuar të riut 24 vjeçar Petro Piti golin e bërë në ndeshjen me Teutën.
Pas realizimit të golit lojtari i Bylisit ka ngritur bluzën e tij ku poshtë saj kishte të shkruar me gërma të mëdha “R.I.P Petro”.
I riu nga Berati humbi jetën në një aksident, por ka lënë pas dhimbjen e madhe tek miqtë, shokët dhe familjarët e tij.