00:04 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish”, Spiropali në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon: “Pavarësia” bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë

21:18 | 27/11/2024
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish”, Spiropali në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon: “Pavarësia” bashkon shqiptarët kudo ata jetojnë

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, mori pjesë dhe përshëndeti në pritjen zyrtare të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave.

Spiropali deklaroi se Festa e Pavarësisë bashkon shqiptarët, kudo që ata jetojnë. “Asgjë nuk mund t’i bashkojë dhe ti afrojë më tepër shqiptarët sesa nëntori i lavdishëm i Plakut të Vlorës, Ismailit tjetër të madh që na trashëguan etërit”, tha kryetarja e parlamentit.

“Ra ky nëntor i 112-të dhe u pamë sërish! Ndoshta kështu do na përshëndeste shqiptari i madh Kadare kur të shihte bashkë në këtë sallë kaq shqiptarë të mirë, të dashur, miq.

Asgjë nuk mund t’i bashkojë dhe ti afrojë më tepër shqiptarët sesa nëntori i lavdishëm i Plakut të Vlorës, Ismailit tjetër të madh që na trashëguan etërit.

 

 

Asgjë më tepër se flamuri i Arbrit nuk mund t’i bëjë më pranë shqiptarët e Shqipëriësë dhe Kosovës, të Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të Luginës së Preshevës dhe të Kalabrisë, të Amerikës dhe Greqisë, Britanisë dhe Australisë, Gjermanisë dhe Italisë, kudo ku shtysa për jetën, instikti i mbijetesës, frymëzimi historik, apo rrethanat, kanë çuar disa prej nesh anembanë botës.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Aty ku kemi vajtur, me gjuhën dhe kujtimin e varreve të gjyshërve, me traditën dhe shpresën për të ardhmen, me sytë në perëndim dhe shpirtin që flet shqip e nuk ndahet nga viset e përjetshme të shqipes së bekuar.

Jam thellësisht e prekur. Ndjesë që ndjehem e pafuqishme për të gjetur fjalët e lartësisë që meriton ky rast fatlum.

Por për një gjë jam e sigurt:

Kurrë më parë Shqipëria nuk ka qenë më e madhe, më e vlerë, më e lirë, më e bashkuar, se sot.

Pavarësisht vështirësive, vuajtjeve, dhembjeve, pavarësisht shpresës që rend më shpejt se mundësia, pavarësisht mundësive që janë më të pakëa se shpresat, kurrë ndonjëherë si sot, shqiptarët nuk kanë shkruar kaq shkoqur dhe qartë historinë e të ardhmes së tyre. Atë të ardhme, që siç e na e ka mësuar vetë e shkuara, do jetë sigurisht e ndritur, sa kohë shqiptarët do të dinë të jenë bashkë dhe të mirekuptuar.

Atyre që na shohin nga jashtë, ne shqiptarët mund t’i dukemi të çuditshëm. Si kreshnikë të çartun, si bij të rreptë të shqipes, që hasmi nuk na e ka parrë kurrë kurrizin. Dhe kanë të drejtë. Ashtu jemi. Si rrallëkush, ne dimë të durojmë vuajtjet e jetës dhe mundimin e luftës.

Dallojmë sepse ne dimë të jemi, sa miq besnikë, aq dhe armiq për vdekje.

Drejt e ka pasur dy shekuj më parë anglezi i madh Lordi Bajron. Sot, sërish ne bijtë e shqipes duhet të jemi më punëtorë, më të duruar me njëri-tjetrin, më të aftë në luftën e madhe për të bërë paqe me bindjen e thellë se ky vend ka nevojë për ne të gjithë bashkë, dhe ne të gjithë bashkë nuk kemi asgjë tjetër me çfarë ta zëvendësojmë magjinë e këtij atdheu të madh. Këtij atdheu që duhet t’i blatojmë besnikëri dhe mbrojtje nga çdo kërcënim, përfshi edhe telashet që ne shqiptarët hera-herës i shpikim për njëri-tjetrin.

Të nderuar miq,

Me flamurin e Kastriotit, nën betimin për Fe’ e Atdhe, ne shqiptarët që i themi nënës Nënë, atit At, dhe bukës bukë, kemi frymëzim të përbashkët: të jemi një yll i shtuar në flamurin e Evropës së Bashkuar, i familjes sonë të madhe me të cilën na bashkon frymëzimi dhe historia, nevoja dhe domosdoshmëria, zgjidhja si zgjedhje e vetme dhe zgjedhja e vetme si zgjidhje pa dilema.

Eshtë e vërtetë që kemi ende shumë e shumë halle.

Që shkaktojmë shumë derte dhe tallaze shpesh të pamerituara mes njëri-tjetrit.

Ndeshemi për një karrige, apo vritemi për një vështrim.

Të shtyrë nga kushedi çfarë delli i pavdekshëm ballkanik, ndjehemi ngushtë kur nuk kemi përballë një hasëm të armatosur, dhe i sulemi të ngjashmit tonë me zellin e hasmit.

Sot shqiptaria ka një problem. Koha që kemi humbur dhe na e kanë humbur. Koha që duhet të fitojmë duke ecur shpejt për të shkruar historinë e re evropiane të Shqipërisë.

E ndjej! Do ndodhë! Po ndodh!

Sot është më mirë se dje!

Nesër do të jetë më mirë se sot!

Gëzuar shqipe!

Gezuar ditën e Flamurit!”, deklaroi Spiropali.

Pas

Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë

Para

Seria pa humbje te Partizani, Veselinoviç duhet të mposhtë… “Bobin”

Para
Seria pa humbje te Partizani, Veselinoviç duhet të mposhtë… “Bobin”

Seria pa humbje te Partizani, Veselinoviç duhet të mposhtë… “Bobin”

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.