Aksident i rëndë në punë, ku një shqiptar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në provincën e Leçes, Itali.
Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari me inicialet F. C., ishte duke punuar në një pemë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë me kokë në tokë.
Shqiptari jetonte në Taviano dhe ishte duke punuar në gjelbërimin e një ambienti të një lokali.
Fatkeqësisht shqiptari 42-vjeçari ka humbur jetën në vend dhe ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë. Ai kishte marrë disa plagë, por më të rënda ishin ata në kokë.
Po hetohet në lidhje me masat e sigurisë në punë.