Një punonjës i SHÇBA-së është rrëzuar në malin e Çikës në Vranisht të Vlorës, në një pjerrësi rreth 200 metra.
Punonjësi i policisë po kontrollonte për parcela të mbjella me kanabis, dhe raportohet se shkak kanë qenë problemet shëndetësore, pasi nuk është ndjerë mirë dhe ka kaluar në gjendje të fikti.
Punonjësi i policisë po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
(M.Q/Faxweb)