10:58 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ra në koma në moshën 20 vjeçe, Albina tregon përjetimin më të rëndë të jetës

15:03 | 11/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ra në koma në moshën 20 vjeçe, Albina tregon përjetimin më të rëndë të jetës

Kjo është historia e dhimbshme e 49-vjeçares Albina Lleshi. Ajo ka rrëfyer se kur ishte 20 vjeç pësoi një aksident, i cili i ndryshoi komplet jetën. Albina u përplas nga një kamion, kur ishte duke shkuar për në punë. Gjendja e saj ishte tejet e rëndë dhe për një javë, ajo ka qëndruar në koma, pa dhënë asnjë lloj reagimi. rrëfimi i plotë në emisionin “Historia ime” në Tv Klan.

49-vjeçarja tregon se nuk mban mend asgjë nga aksidenti, por vetëm ato që familja i ka treguar. Pasi doli nga koma, menjëherë për të nisën dhimbjet e forta dhe një kalvar i gjatë vuajtjesh.

Mirela Milori: Në moshën 20-vjeçare ndodhi aksidenti. Më thuaj si ndodhi, çfarë dite ishte? Ti ishe me motrën?

Albina Lleshi: Atëherë ne ishim në rrugë. Sapo kisha mbaruar shkollën e mesme, gjimnaz të përgjithshme, edhe po filloja të punoja në kooperativë, nuk kisha as një muaj, sepse s’kisha çfarë të bëja në shtëpi, nuk rrija dot. Kam qenë rrugës duke shkuar për në punë, bashkë me motrën, të dyja. Dhe unë kam rastisur që kam qenë në cep të rrugës, anës rrugës dhe më ka ardhur makina nga mbrapa më ka marrë, një kamion ka qenë dhe më ka futur poshtë gomave. Aksidenti ka qenë shumë i rëndë, sa unë nuk mbaj mend asgjë nga ky aksident, përveç fjalëve që më tregon mami im. Madje i kam fiksuar gjatë ditëve që isha në spital, kur mami u tregonte njerëzve kur vinin më takonin në spital. Më kanë dërguar në spital në Laç fillimisht, aty nuk ka patur drita, nuk ka patur asgjë, as ambulancë për të më sjellë në Tiranë, pastaj kanë dalë në rrugë, kanë marrë një makinë të rastit dhe më kanë sjellë në urgjencë në Tiranë. Atje kam qëndruar për një javë në gjendje kome.

Mirela Milori: Bëhet fjalë për vitet?

Albina Lleshi: Në shtator të vitit ’90.

Mirela Milori: Si e mban mend momentin e parë kur dole nga koma?

Albina Lleshi: Unë siç të thashë këto gjëra i kam mësuar nga mami, por nuk mbaj mend asgjë, as nga aksideni, asgjë. Thjesht mbaj mend momentin kur unë kam dalë nga gjendja e komës. Sepse isha domethënë nuk di si ta shpjegoj gjendje kome, kur njeriu është si në ajër, në qiell, me drita me gjëra shumë të bukura. Dhe më ka zgjuar një moment kur po bëhej një zhurmë në spital sepse babi im donte të futej për të më shikuar sepse kisha 5 ditë pa dhënë asnjë lloj reagimi, shenje, asnjë gjë.

Unë ndërkohë isha në reaminacion dhe bëhej një debat shumë i rëndë, që babi të hynte të më shikonte me sy të paktën dhe kjo zhurmë mua më bëri të zgjohesha, të dal nga gjendja e komës dhe aty kam kuptuar dhe kam thënë: Përse dola sepse isha shumë mirë?

Ndërkohë që atëherë fillova të ndjej dhimbjet, isha në një gjendje shumë të keqe, kisha shumë dhimbje, nuk dija çfarë të bëja, nuk dija si të reagoja, vetëm qaja. Kur kam dëgjuar zërin e babit atëherë unë kam filluar të qaj dhe i thoja mos u mërzit se unë jam më mirë, ndërkohë që unë atëherë fillova të ndjej dhimbjet e forta./tvklan.al

Pas

Humbi 45 kilogramë, Adele fotografohet me pamjen e re dhe nuk njihet fare

Para

“Do parkojë ky tangarlliksi”, i forti me “BMW X6” nuk pyet as për të sëmurët, bllokon hyrjen e Spitalit Ushtarak

Para
“Do parkojë ky tangarlliksi”, i forti me “BMW X6” nuk pyet as për të sëmurët, bllokon hyrjen e Spitalit Ushtarak

"Do parkojë ky tangarlliksi", i forti me “BMW X6” nuk pyet as për të sëmurët, bllokon hyrjen e Spitalit Ushtarak

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.