Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se 58-vjeçari ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke kryer ndërrhyrje në rrjetin elektrik të biznesit të tij në zonën turistike të njohur si “Sektor Rinia”.
Viktima me iniciale A.K. ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas kontaktin me rrymën. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. (J.V/Shuplaka).