Një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën të mërkurën në San Gerardo në Monza, ku ishte shtruar në spital pas një aksidenti që i ndodhi në punë në Erba (Como). Sipas mediave të huaja, viktima është Elton Dema, i cili shkoi në Itali rreth një vit më parë. Burri kishte shkuar për të qëndruar në një apartament në Azzano San Paolo. Fillimisht vetëm, pastaj korrikun e kaluar ai marrë nga Shqipëria edhe bashkëshorten Bledjana dhe katër fëmijët e tij, 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.
Ata ishin zhvendosur në Stezzano në një shtëpi në rrugën Ponchielli në numrin 7, ku në katin e parë banojnë edhe motra dhe kunati i tij, prej vitesh tashmë në Itali.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua më (20 nëntor), ku një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti në punë. Sipas mediave italiane, shqiptari ka qenë duke lyer tavanin e një magazine, ku ka rënë nga një lartësi rreth 10 metra. Elton Dema, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur në Itali. Fillimisht 41-vjeçari shkoi i vetëm në emigrim, e më pas iu bashkua bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre, përkatësisht të moshës 13, 10, 7 dhe 5 vjeç.