Një i moshuar në Korçë ka gjetur vdekjen pasi ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit. Shtetasi me iniciale S.K rreth 94 vjeç është shoqëruar për në spitalin e Korçës, por nga dëmtimet që ka marrë nuk ka mundur që ti shpëtojë vdekjes.
Detaje të policisë
Më datë 25.01.2018, rreth orës 17:50, në lagjen nr 14 në Korçë, rruga “Viktor Eftimiu” dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, rreth 94 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)