Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme ku shtetasja 67 vjeçare me iniciale S.Ç, ka rënë nga tarraca e banesës ku punonte. Si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.04.2022, rreth orës 17:45, në rrugën “Fadil Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar, shtetasja S. Ç., 67 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.