Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se gjendja e Policisë së Shtetit sot është shumë herë më mirë nga sa e la qeverisja e PD-së.
‘’Përgatitja për këtë seance ishte një mundësi për të parë edhe njëherë panoramën e ndryhsimit rrënjësor në policinë e shtetit dhe të sigurise në vendin tonë.
Sot Shqipëria është një vend më i sigurte se sa ishte më parë, po kjo nuk thuhet në ekranet mediatike.
Ra tjegulla e çatisë në fshatin filan mbi kokën e një të moshuare, e moshuara jashtë rrezikut për jetën, kjo bëhet lajm në televizion kombëtar.
Ajo që vlen të nënvizohet se ai ose ajo që e marrin për budalla këtë popull kanë paguar dhe do paguajnë koston e tyre, çka kemi arritur eshtë një shtysë për të shkuar më tutje”, u shpreh Rama në fjalën e tij, ku nuk la pa sulmuar edhe opozitën që tashmë ka dalë në rrugë.
“Më vjen shumë mirë që ne nuk jemi në vendnumëro, nuk mjaftohemi me sa kemi arritur, por konfirmojmë se ajo që kemi arritur është një shtysë për të shkuar më tutje. Vetëm në dy muajt e parë të vitit, janë referuar 60 raste për pastrim parash dhe sekuestruar 8.2 milionë euro.
Ne nuk mund ta harrojmë se kur ne u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë kryefjala e gjithë shqetësimeve.
Krimet kundër personit, që ishin arsyeja e stresit në gjithë territorin e vendit kur na u besua detyra, në vitin që lamë pas shënuan shifrën më të ulët të 29 viteve statistika zyrtarë të policisë së shtetit.
Kur ata që sot për turpin e tyre hodhën bojë të zezë në MB drejtonin ministrisë, e hodhën për ta filmuar dhe eksportuar, se nuk eksportojnë nëpër botë imazhet jombresëlënëse të një tufe të punonjësve të bashkive të Shkodrës, Lezhës, Kamzës, bashkë me Dashon e Lazaratit që mblidhen për të kënduar humbin kombëtare, pasi kanë ardhur vërdallë rrugëve por për të treguar një Shqipëri që e nxinë.
Boja do të thithet menjëherë nga tregu ndërkombëtar i medias, ku nuk janë pak eurokadrinjtë që ngjajnë me kadrinjtë lokalë”, thekson Rama.