Një video nga Irlanda e garave të gjimnastikës për fëmijë po bën xhiron e rrjetit.
Pas përfundimit të përpjekjes së tyre, të gjitha vajzat që kanë marrë pjesë në lojëra është dashur të marrin një medalje si shpërblim, por kjo nuk ka ndodhur për të gjitha pjesëmarrëset, siç shihet në video.
Sipas Dailymail, menaxheri i eventit që jep medaljet i del përpara një vajze të vogël me ngjyrë, e cila përpiqet të kuptojë se çfarë po ndodh, ashtu si edhe kolegët e saj sportistë, të cilët e shohin me habi.
Vogëlushja shikon majtas e djathtas, duke nxjerrë frymën dhe duke pritur momentin kur përgjegjësi do t’i vendosë medaljen, por ai moment nuk vjen kurrë.
Fatmirësisht ngjarja e papranueshme, e dënueshme u kap në video dhe reagimet që pasuan ishin shumë të forta, me një valë të madhe mbështetjeje për vajzën.
Mes atyre që reaguan për atë që ndodhi, është edhe kampionja olimpike amerikane në instrument, Simone Blais.
Nën postimin e videos skandaloze ajo ka shkruar: “Kur doli kjo video, prindërit e saj m’u afruan. Më theu zemra kur e pashë, kështu që i dërgova asaj një video të vogël. Nuk ka vend për racizëm në asnjë sport!!!”.