Fundjava ka sjellë fluks të shtuar edhe në pikën kufitare të Kakvijës, ku rradhë kilometrike makinash janë krijuar gjatë mëngjesit të sotëm në këtë pikë doganore.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, shtetas shqiptarë me banim në Greqi të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre verore, janë duke u rikthyer në vendbanimet e tyre.
Sjhkak për radhët kilometrike është bërë dhe testi i shpejtë, i cili është i detyrueshëm për çdo person që kalon nga Shqipëria drejt Greqisë.
Njoftimi: Më datë 20.08.2021, shërbimet e DVKM Gjirokastër, kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. Në funksion të këtij aktiviteti, janë përpunuar një numër prej 7645 shtetas në hyrjedalje, nga të cilët 2644 në hyrje dhe 5001 në dalje.