22:55 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Radoniqi: Zyrtarisht nuk e dimë çfarë ka ndodhur lidhur me raportimet për votat në Kroaci

14:29 | 07/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Radoniqi: Zyrtarisht nuk e dimë çfarë ka ndodhur lidhur me raportimet për votat në Kroaci

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai udhëheq ende zyrtarisht nuk e di se çfarë ka ndodhur, pas raportimeve mediale lidhur me votat me postë të mërgatës në Kroaci.

Një ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se kishte nisur hetimet pas raportimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Zyrtarisht ende nuk dimë asgjë. Kemi dëgjuar edhe prej mediave, ka edhe fjalë nga KQZ-ja, por zyrtarisht ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Mbeten të vërtetohen në fazat e mëvonshme”, tha Radoniqi kur u pyet nga gazetarët me të përfunduar mbledhja e KQZ-së më 7 shkurt.

Radoniqi tha se KQZ-ja ka emëruar stafin e ambasadave të Kosovë për tërheqjen e votave nga postat.

“Por, si ka shkuar procedura atje saktësisht nuk e di”, tha ai duke iu referuar situatës së raportuar në Kroaci.

Megjithatë, gjatë mbledhjes, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, tha se raportimet për këtë ngjarje i konsideron si “përpjekje për të denigruar integritetin, KQZ-së, qoftë të MPJD-së e qoftë të ambasadorit në fjalë”.

Ai tha se falë KQZ-së dhe stafit diplomatik është mundësuar realizimi i regjistrimit të votuesve, votimit me postë dhe sjelljen e zarfeve në përfaqësitë diplomatike nga adresat postare, pas dështimit të procesit të nënshkrimit të kontratës me një operator ekonomik, që ato të dërgoheshin me postë në Kosovë.

“E uroj edhe Prokurorinë për punën që është duke e bërë dhe le të dalë sa më parë edhe Prokuroria, meqë ka treguar një interesim të jashtëzakonshëm edhe në këtë çështje natyrisht edhe për shkak të presioneve politike dhe të jashtme, shumë mirë, le ta shikojë dhe secilin proces, Prokuroria është e lirë ta verifikojë hetojë dhe ta shohë që nuk ka bash asgjë prej asgjëje”, tha Krasniqi.

Ai madje kërkoi që KQZ-ja të paraqesë para publikut të gjitha informacionet për këtë rast.

“Le t’i tregohet publikut që ato 10-20 zarfe, sa kanë mundur të jenë, janë tërhequr për shkak të presionit të postës që kanë pasur për t’u tërhequr nga ekipet e autorizuara”, tha ai.

Më 9 janar filloi votimi me postë për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, të cilat mbahen më 9 shkurt.

Nga 104.924 votues që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pra, 67.421 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, kurse 17.104 do ta dërgonin pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.

Por, më 3 shkurt KQZ-ja doli me një sqarim duke thënë se për shkak të afateve kohore, nuk ka qenë e mundur të nënshkruhet kontrata me operatorin për shërbimet postare.

Andaj, KQZ tha se tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit dhe dërgimi i materialeve zgjedhore në përfaqësi diplomatike do të bëhet përmes rrugëve tokësore nga zyrtarët e KQZ-së, me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Deri më tani, në disa raste, KQZ ka tërhequr pakot me fletëvotime, të cilat janë dërguar për të qëndruar përkohësisht në përfaqësi të ndryshme diplomatike, respektivisht në dhomat e tyre të sigurisë, ku vëzhgohen vazhdimisht nga kamerat. Këto tërheqje janë zhvilluar në një proces transparent, me njoftimin paraprak të vëzhguesve të subjekteve politike, të cilët nuk kanë evidentuar ndonjë vërejtje në protokollet e tërheqjes dhe në praninë e zyrtarëve të KQZ-së”, u tha ne njoftimin e 8 shkurtit.

Ndryshe, për herë të parë Kosova do të organizojë më 8 shkurt edhe votimin fizik në disa përfaqësi diplomatike jashtë vendit.

Etiketa: radoniqi
Pas

Protesta e opozitës/ Balliu takim me tregtarët: Varfëria dhe shpopullimi kanë goditur biznesin

Para

Pas vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump

Para
Pas vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump

Pas vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës: Synojmë thellimin e bashkëpunimit me administratën Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.