02:02 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Raftet janë bosh, në banka nuk ka para’, Alisa tregon për Fax News gjendjen në Kiev: Nuk largohem nga vendi, mbajmë dritën fikur që të mos na godasin raketat (Video)

11:51 | 01/03/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha, Veç e Shuplakës
0
‘Raftet janë bosh, në banka nuk ka para’, Alisa tregon për Fax News gjendjen në Kiev: Nuk largohem nga vendi, mbajmë dritën fikur që të mos na godasin raketat (Video)

Me dritën e fikur nga frika se mund të goditen nga ndonjë raketë ruse, Alisa Ivanytska, një vajzë e re nga Kievi ka rrëfyer ekskluzivisht për Fax News jetën e vështirë në Ukrainë që nga data 24 shkurt kur ushtria ruse filloi pushtimin.

Alisa refuzon të largohet nga Ukraina, sepse kjo do të thotë sipas saj që të dorëzosh vendin te armiku, ndërkohë ajo bën thirrje që kjo situatë të marrë fund pasi kanë frikë për jetën e tyre.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Eduart Halili, Ivanytska shprehet e tronditur për fatin e familjarëve të saj , me të cilët thotë se komunikon çdo ditë, ndërkohë që përshkruan dhe gjendjen në rrugët e qyteteve.

Sipas saj përpara farmacive dhe marketeve ka radhë qytetarësh, që presin të sigurojnë produktet bazë, pasi i druhen një shtetrrethimi të ri që mund të vendoset në Kiev, ngjashëm me atë të fundjavës që lamë pas.

E reja ukrainase, shprehet krenare për qëndresën e treguar qoftë nga presidenti i vendit, qoftë nga Forcat e Armatosura, që janë duke u përballur me agresionin rus.

Intervista e plotë: 

Përshëndetje Alisa, dua t’iu falenderoj që pranuat ftesën e Fax Neës për të folur se çfarë po ndodh në Ukrainë në një kohë kaq të vështirë për ju.

Alisa Ivanytska: Përshëndetje!

Dua t’iu pyes çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni datën 24 shkurt?

Alisa Ivanytska: Më 24 shkurt herët në mëngjes unë u zgjova nga thirrja e shoqes time, e cila me një zë të alarmuar më tha që kishte dëgjuar shpërthime afër shtëpisë së saj dhe më tha që lufta filloi. Ukraina shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe unë po shpresoja që të ishin thjesht masa sigurie, por në fakt situata ndryshoi në mëngjes. Mësova nga lajmet se Rusia kishte pushtuar Ukrainën.

Autoritetet ruse thonë se ata po kryejnë një mision paqeruajtës, por nëse është kështu, atëherë përse po vdesin qytetarët? Përse një predhë ra në shtëpinë e fqinjit tim? Përse duhet që unë të fshihem së bashku me miqtë jashtë qytetit tim në mënyrë që të mos kem rrezik për jetën? Rusia thotë se po ç’liron popullin ukrainas. Por këtu askush nuk dëshiron ç’lirim.

Ukraina nuk i ka përndjekur qytetarët me origjinë ruse. Unë flas rusisht dhe e di shumë mirë që Rusia po gënjen. I bëj thirrje përfaqësuesve të shteteve të ndryshme të mos rrinë në heshtje por të flasin. Duhet të reagojnë për këtë situatë. Ukraina nuk dëshiron luftë! Kërkojmë të na mbroni nga qielli, pjesën tjetër e rregullojmë vetë.

Alisa, sa e vështirë është të jetosh në Kiev në këto momente?

Alisa Ivanytska: Jeta në Kiev është vërtetë e frikshme. Njerëzit janë strehuar në vende për t’u mbrojtur nga bombat. Këto vende nuk janë normale për të jetuar, sepse është shumë ftohtë. Unë kam shkuar te shtëpia e një shoqeje një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën. Sot shkova në dyqan për të blerë ushqime por raftet ishin boshatisur, pasi askush nuk sjell furnizime.

A keni ujë dhe drita 24 orë?

Alisa Ivanytska: Po, unë kam, por disa miq të mi nuk kanë drita. Për momentin unë e kam fikur dritën pasi kemi frikë se mund të na shohë ushtria ruse dhe të na godasë.

Pra, në këto momente e keni fikur vetë dritën?

Alisa Ivanytska: Po, për momentin nuk e kam ndezur vetë dritën, sepse kemi frikë se na qëllon ushtria ruse nëse sheh dritë.

A punon transporti publik?

Alisa Ivanytska: Sot është hapur transporti publik, por dje ishte thjesht një vendstrehimi për t’u mbrojtur nga predhat.

Po shkollat, supermarketet, bankat, a janë të hapura?

Alisa Ivanytska: Shkollat janë të mbyllura që nga data 24. Bankat janë të hapura por është vështirë të tërheqësh para. Dyqanet janë të hapura por siç e thashë dhe më parë, raftet janë bosh pasi nuk furnizohen dot.

Kemi parë foto të trishta nga Ukraina. A po goditen civilët në Ukrainë?

Alisa Ivanytska: Po. Qëllimi i Rusisë është të pushtojë territorin ukrainas. Ushtria ruse po bombardon popullin civil. Ju kam dërguar disa pamje që e tregojnë këtë gjë. Familja e një kolegeje të mamasë time gati sa nuk u vra nga sulmet ruse. Disa nga miqtë e mi tani po mbrojnë shtetin nga sulmet ruse.

Kjo mund të duket pak e sikletshme, por më duhet t’iu pyes, a është rrezikuar ndonjë nga familjarët e tu nga këto sulme? 

Alisa Ivanytska: Jo, falë Zotit. Por çdo ditë jetojmë me frikën se do të vritemi. I marr në telefon dhe i shkruaj çdo ditë të afërmeve të mi dhe miqve, për t’i pyetur si janë, dhe për t’i thënë të bëjnë kujdes.

A mund t’i takosh në këtë moment?

Alisa Ivanytska: Jo, nuk i takoj dot të gjithë në këto momente, sepse të lëvizësh nuk është e lehtë në Ukrainë në jëtë kohë.

Dua t’iu pyes dhe për spitalet. A ka mjaftueshëm ndihma mjekësore për të plagosurit?

Alisa: Nuk di ta them me siguri, por di që farmacitë janë të mbyllura gjatë orës policore. Sot kur po kaloja afër farmacive, pashë radhë të gjata qytetarësh. Janë ngritur qendra bamirësie ku  të gjithë mund të kontribojnë me ushqime dhe nevoja të tjera që mund të ketë ushtria jonë.

A ke menduar të largohesh nga Ukraina ?

Alisa Ivanytska: Jo, nuk e lë vendin tim. Nuk mund të iki me vrap dhe t’ia dorëzoj vendin tim armikut.

Po për Presidentin Zelenski. Çfarë mendon për trimërinë e treguar nga ai deri në këto momente?

Alisa Ivanytska: Jam krenare për Presidentin dhe ushtrinë tonë. Lutem për ta. Janë vërtetë të fortë!

Si mendon se do të përfundojë kjo situatë?

Alisa Ivanytska; Shpresoj që Ukraina do ia dalë. Unë lutem për të gjithë popullin tonë dhe shpresoj që zoti ta mbrojë popullin tonë.

Po për solidaritetin e treguar nga popuj të ndryshëm në botë. A keni ndonjë mesazh për ta?

Alisa Ivanytska: Nga lajmet kam dëgjuar për ndihma humanitare që janë dhënë për Ukrainën nga vende të ndryshme. Jemi vërtetë mirënjohes ndaj tyre si dhe ndaj Moldavisë, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Armenia, të cilat kanë hapur kufijtë për popullin tonë.

Alisa ju falenderoj që gjetët kohë për ne, në këtë moment tepër të vështirë. Gjej rastin t’iu përcjell mesazhet e panumërta të solidaritetit nga ana e popullit shqiptar që i vjen jashtëzakonisht keq për atë që po i ndodh popullit ukrainas. Shpresoj që gjithcka të zgjidhet sa më shpejt. Zoti qoftë me ju!

Alisa Ivanytska: Faleminderit për mbështetjen dhe ftesën. Faleminderit Shqipërisë për këtë mundësi!

Pas

Si të mos mjaftonte lufta, Kievi përballet me një tjetër shqetësim (FOTO)

Para

“Rusia do të përballet me të tjera sanksione”, Peskov: Nuk do të ndryshojnë qëndrimin tonë ndaj Ukrainës

Para
“Rusia do të përballet me të tjera sanksione”, Peskov: Nuk do të ndryshojnë qëndrimin tonë ndaj Ukrainës

"Rusia do të përballet me të tjera sanksione", Peskov: Nuk do të ndryshojnë qëndrimin tonë ndaj Ukrainës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.