“Rai Uno” televizoni i njohur italian 10 ditë më parë ka publikuar një reportazh ku që në fillim shkaun “Shqipëria, lufta me trafikantët e drogës”.
Teksa shfaqen magazinat plot me kanabis theksohet se vetëm gjatë 2017 janë asgjësuar 2 milion bimë kanabis.
Sipas tyre Shqipëria nuk është shumë larg nga Italia por ka qenë gjithmonë sfera e trafikantëve të marihuanës. Në prononcimin për “TV7”, kryeministri Edi Rama deklaron se tashmë shteti është në fazën e dytë të aksionit për t’i shkuar shkuar pas të gjithë të fortëve, për të sekuestruar pronat e tyre të paluajtshme dhe asetet financiare.
Rama jep edhe një përkufizim për bandat e kanabisit, duke i cilësuar si grup të sofistikuar dhe nuk që ka një Komision Europian që ti kontrollojë. “Ata kanë fuqi të madhe. Ata janë shumë të organizuar, ata nuk kanë burokraci, ata nuk kanë një “Komision Europian” që i kontrollon, që duhet të marrë vendime. Janë të shpejtë, të sofistikuar, kanë një fuqi të madhe mbi njerëzit e varfër, mbi njerëzit e margjinalizuar dhe ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku”,thotë Rama.
Tek ky link gjeni videon e plotë të reportazhit: http://tg1.rai.it/dl/RaiTV/programmi/media/ContentItem-15defe21-1e9e-4234-86a0-7825d92ac7f0.html