04:47 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Raiffeisen nuk do të shitet”, grupi austriak konfirmon zyrtarisht se do të qëndrojë në Shqipëri

07:38 | 21/10/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Raiffeisen nuk do të shitet”, grupi austriak konfirmon zyrtarisht se do të qëndrojë në Shqipëri

Grupi austriak Raiffeisen konfirmoi zyrtarisht ditën e sotme se do të qëndrojë në Shqipëri, duke përgënjeshtruar zërat e muajve të fundit që e jepnin filialin shqiptar drejt shitjes.

Në një njoftim zyrtar të bankës, Kryetari i Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, Peter Lennkh, u shpreh se Raiffeisen Bank International nuk do të largohet nga tregu shqiptar.

“Javët e fundit janë përsëritur spekulime për të ardhmen e Raiffeisen Bank sh.a. Prandaj, në funksionin tim si Kryetar i Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank sh.a., dëshiroj të sqaroj se Raiffeisen Bank International nuk synon të largohet nga tregu shqiptar.

Banka jonë ka një pozicion të fortë në treg dhe gëzon një reputacion të lartë dhe vlerësime shumë të mira nga klientët tanë. Për më tepër, ne kemi një pikëpamje pozitive për zhvillimet e ekonomisë së Shqipërisë, e cila mbështetet nga perspektiva e anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyrën më të mirë të mundshme,” tha z.Lennkh.

Në vijim të prononcimit të Bordit, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, Christian Canacaris iu drejtua me një mesazh stafit të bankës.

“Ne besojmë te ju dhe përkushtimi i gjithësecilit prej jush. Së bashku do të vazhdojmë të përmbushim Misionin dhe Vizionin tonë për të transformuar inovacionin e vazhdueshëm në një eksperiencë të shkëlqyer për klientët tanë dhe për të qenë grupi më i rekomanduar për shërbimet financiare në vend. Mezi po pres të festojmë së bashku përvjetorin e 20-të të Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe të gjitha arritjet tona,” thuhet në mesazhin e z.Canacaris.

Prej muajsh në treg qarkullonin zëra se Raiffeisen Shqipëri ishte në negociata për tu shitur tek një nga grupet më të mëdha të biznesit shqiptar. Për shumë ekspertë, largimi i mundshëm i një grupi të rëndësishëm si Raiffeisen do të ishte zhvillim negativ për sektorin bankar shqiptar, për shkak të standardit që grupi austriak përfaqëson dhe rolit që ka pasur në zhvillimin e tregut bankar në Shqipëri.

Aktualisht, Raiffeisen Bank është banka e tretë më e madhe në tregun shqiptar dhe një nga katër bankat me rëndësi sistemike në vend. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në mesin e këtij viti, Raiffeisen Bank zotëronte 15.2% të tregut bankar në Shqipëri, për një total aktivesh prej 275 miliardë lekësh ose 2.35 miliardë eurosh.

Raiffeisen është njëkohësisht banka e dytë më e madhe huadhënëse e ekonomisë, me një portofol total prej 113 miliardë lekësh ose 16.6% e kredisë totale të dhënë nga sektori bankar shqiptar deri në mesin e këtij viti.

Grupi Raiffeisen hyri në Shqipëri në vitin 2004, kur finalizoi privatizimin e Bankës së Kursimeve. Hyrja në treg e Raiffeisen i dha një shtysë të fortë rritjes së sektorit bankar në Shqipëri, sidomos deri në vitin 2009, kur në treg filluan të shfaqeshin pasojat e krizës financiare globale.

Pas vitit 2011, Raiffeisen vendosi gradualisht të zvogëlonte madhësinë e bankës së saj në Shqipëri, për shkak të forcimit të kërkesave të rregullatorëve lidhur me asetet që grupet bankare zotëronin jashtë Eurozonës. Edhe si rezultat i kësaj qasjeje, zërat për një shitje të mundshme të Raiffeisen Bank Shqipëri kanë qenë të shpeshta në dekadën e fundit.

Për periudhën 2011-2019, pjesa e tregut të Raiffeisen zbriti gradualisht nga 29% në më pak se 15%. Por, pas vitit 2020, Raiffeisen ka dhënë sinjale se i është kthyer një cikli të rritjes së biznesit. Gjatë vitit 2021 dhe në pjesën e parë të këtij viti vlera e aseteve të bankës dhe pjesa e saj e tregut i janë kthyer rritjes.

Marrë nga: Monitor

Pas

Vdekja e të riut gjatë shoqërimit në komisariat, Dervishi: Kur policia përveç njeriut ekzekuton edhe të vërtetën

Para

Mazhoranca bashkon votat me grupin e Alibeajt, votohet hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit

Para
Mazhoranca bashkon votat me grupin e Alibeajt, votohet hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit

Mazhoranca bashkon votat me grupin e Alibeajt, votohet hapja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.