18:16 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Raketa e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, lëndohen 16 persona

13:14 | 21/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Raketa e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, lëndohen 16 persona

Ushtria e Izraelit ka thënë se një raketë e shkrepur prej territorit të Jemenit e goditi një zonë në Tel Aviv gjatë natës, duke i lënë 16 njerëz të lënduar lehtë. Sirenat ranë pak para se raketa të godiste rreth orës 4:00 të shtunën, tha ushtria.

Ky sulm ndodhi vetëm dy ditë pasi ushtria izraelite i bombardoi kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe qytetin port Hodieda, të cilat kontrollohen nga rebelët Huthi, duke i vrarë të paktën nëntë njerëz. Bombardimet izraelite ishin përgjigje ndaj një sulmi që rebelët Huthi e kishin kryer ndaj një shkolle izraelite me një raketë me rreze të gjatë veprimi.

Rebelët Huthi thanë gjithashtu se kryen një sulm me dronë kundër një objektivi të paspecifikuar ushtarak në Izraelin qendror të enjten. Ushtria izraelite thotë se rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, i kanë hedhur më shumë se 200 raketa dhe dronë gjatë luftës Izrael-Hamas në Gazë.

Rebelët Huthi gjithashtu i kanë sulmuar anijet e mallrave në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit — dhe janë zotuar se nuk do t’i ndalin sulmet derisa të arrihet një armëpushim në Gazë. Sulmet izraelite të enjten shkaktuan “dëme të konsiderueshme” në portet e kontrolluara nga Huthi në Detin e Kuq “që do të çojnë në një ulje të menjëhershme dhe të ndjeshme të kapacitetit të portit,” tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric.

Porti në Hodeida ka qenë kyç për furnizimet ushqimore në Jemen gjatë luftës civile dhjetëvjeçare atje. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se sulmet e të dyja palëve rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon dhe minojnë përpjekjet e OKB-së për ndërmjetësim./Rel

Pas

Merr flakë makina në Bypassin e Vlorës, shkrumbohet totalisht

Para

Konflikti për drogën i grupeve rome nga Shqipëria, dy të plagosur me armë në Greqi

Para
Konflikti për drogën i grupeve rome nga Shqipëria, dy të plagosur me armë në Greqi

Konflikti për drogën i grupeve rome nga Shqipëria, dy të plagosur me armë në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me Izraelin

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

Teatri Kombëtar i Operas në zi, ndahet nga jeta sopranoja e njohur

“BE është sulur me histeri ndaj SHBA-ve për sanksione ndaj nesh”, Lavrov: Rusia nuk do të pranojë qasjen “armëpushim dhe të shikojmë” për Ukrainën

EMRI/ Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, takim me përfaqësuesin e ICITAP-it amerikan

Arrestime dhe bastisje të grupi të dyshuar terrorist

52 vjet nga revolta e Spaçit, ish-të dënuarit kujtojnë ferrin

Këshilli i Sigurimit të OKB deklaratë të përbashkët: Izraeli të heqë bllokadën dhe të lejojë ndihmat humanitare

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.