Raketat anti-tank prodhim rus kanë arritur në Serbi, mësojnë mediat serbe. Gazeta serbe ‘Politika’ ka publikuar fotografi të këtyre raketave.
Këto raketa janë sistem modern i armatimit kundër tanksve që do të forcojnë njësitë e ushtrisë serbe. Kanë ardhur dje në Serbi përmes aeroplanëve transportues në aeroportin ushtarak në Batajnicë.
Arritjen e këtyre raktave e kishte paralajmëruar presidenti Aleksander Vuçiç pas takimit që kishte në Soçi në fund të nëntorit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Është e ashtuquajtura armë e lehtë kundërtank, që lëshohet nga një trekëmbësh portativ. Hedhësja dhe raketa barten dhe trajtohen nga dy ushtarë. Ekziston edhe mundësia e instalimit të sistemit në mjete të blinduara.