Gazetari Ylli Rakipi në rubrikën “Opinion” është shprehur se mendon që protesta e opoztës në 13 maj do të jetë një manifestim i madh popullor dhe se beson që nuk do të ketë dhunë.
“Partia Demokratike ka drejtuar për shumë kohë vendin pavarësisht humbjes në vitin 2013 dhe po ashtu ka një elektoral të madh rreth vetes. Unë mendoj se 13 maji do jetë një manifestim i madh popullor. Unë personalisht nuk besoj të ketë përplasje në datën 13 maj.
Kjo protestë e opozitës nuk mendoj se demonstron forcë. Ne jetojmë në një teatër politik dhe ka skema të ndërtuara mirë . Pala e parë që ndërtoi skemën është opozita dhe mazhoranca i përgjigjet me skemat e veta. PS ka marrë sinjale pozitive nga Evropa për njohjen e zgjedhjeve dhe kjo mendoj se është një fitore e tij (Ramës). Pra kemi dy trena që nuk duan të përplasen, por shkojnë në rrugë krejt të ndryshme dhe ecin pa ndalim dhe nuk dihet ku do shkojnë. Në vend kemi një gjendje alarmante për sa i përket ekonomisë. Jemi drejt një handikapi të jashtëzakonshëm. Sot duhet të themi një të vërtetë, pasi vullneti politik mungon për të zgjidhur krizën,”- tha Rakipi.
Rakipi shtoi se gjendja ekonomike e shqiptarëve sipas tij është mjaft e keqe dhe kjo tregohet nga numri i madh i shqiptarëve që po shkojnë në drejtim të Europës.
“Në këtë vend duket sikur ka rënë murtaja, sikur ka rënë ndonjë sëmundje. Mjafton që të shkosh diku në Europë dhe do shikosh avionët plot me shqiptarë që vijnë e ikën”,- u shpreh Rakipi.
(M.D/Shuplaka)