Gazetari Enkel Demi dhe Robert Rakipllari, kandë debatuar sot në emisionin Zululand, lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, për të përjashtuar nga listat e kandidatëve, figura të rëndësishme të PD-së si Jozefina Toalli, Majlinda Bregu apo Astrit Patozi.
Sipas Rakipplarit, Bashës mund t’i kërkojë llogari kushdo, por jo humbësit e 2013-ës. Ai i referohej Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Astrit Patozit.
“Jozefina Topalli është një figurë artificiale e krijuar nga Sali Berisha dhe nuk ka ndonjë vlerë politike”-, vazhdoi më tej mendimin Rakipllari.
Mirëpo Demi e ka kundërshtuar këtë deklaratë të kolegut, duke thënë se nuk mund ti barazosh me zero vlerat politike të disa personave që kanë mbi 20 vite në politikë. (D.D/Shuplaka)