Pak ditë më parë u mbyll merkatoja e janarit por të gjitha skuadrat kanë nisur që të mendojnë që tani për merkaton e verës.
Barcelona është ajo e cila pritet të jetë shumë aktive në merkato, si në hyrje ashtu edhe në dalje dhe një nga lojtarët që mund të largohet është Ivan Rakitiç.
Mesfushori kroat ka shfaqur dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe pas tij janë vënë shumë klube nga Europa.
Juventusi, Interi, Mançester Junajtid, Çelsi apo edhe Bajern Mynihu janë vënë pas mesfushorit Rakitiç por pa arritur që ta marrin në janar. Në verë, pritet që në drejtim të tij të mbërrijnë ofertat e para, por gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, shkruan vipsport.
Barcelona ka vënë një çmim për mesfushorin. Katalanasit do të kërkojnë një ofertë që mbërrin deri në 65 milionë euro, shifër kjo relativisht e lartë për shkak se ditët e sotme mund të blihet një mesfushor më potent se Rakitiç me atë shifër.
Discussion about this post