Deputeti Ralf Gjoni ka mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend, kur iu ka kujtuar deputetëve të PS-së kohën kur zgjodhën Ilir Metën si president. Gjoni tha se Rama me vendosjen e Metës në presidencë kujtoi se do t’i jepte fund aktivitetit të tij në politikë, por gaboi rëndë.
“ Sot Kuvendi është për të qeshur, është një parodi e madhe. Juve doni të shkarkoni Ilir Metën nga posti i presidentit? A e votuat, a e vutuat Ulsi? Të gjithë me mesazhet që ju erdhën në ëhatsup? Unë kam qenë i ulur në atë llozhë dhe kam thënë se kjo ishte një ditë e zezë për vendin.
E votuat ju Ilir Metën me idenë që ta zhduknit nga politika, e çuat në një godinë që është si azil pleqsh, ku presidentit i janë hequr të gjitha të drejtat! Taulant menduat ju që një bishë si Ilir Meta do të ikte kaq kollaj nga politika, hajde dhe të kthehemi në mbretëri, pse na duhet presidenti!”, u shpreh Gjoni.
Deputeti i dalë nga radhët e LSI kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor, pasi sipas tij duhet ti jepet fund marrëdhënies treshe që bëjnë forcat politike. Ndërkohë që Gjoni ka ironizuar dhe me mbërritjen e vonë të Ramës në Kuvend.
‘’Mirëmëngjes kryeministër, më në fund u zgjove, sa është ora 12:00”, u shpreh Gjoni.
(E.K/Faxweb.al)