Një ditë pasi u sulmua me bojë, deputeti më i ri në Kuvend Ralf Gjoni ka reaguar sërish me një postim në rrjetet sociale.
Gjoni shpreh falenderimin për mbrojtjen që i ka ofruar policia e shtetit, dhe iu bën thirrje kandidatëve të tjerë të listave shumëemërore të PD-së dhe të LSI-së që të mos intimidohen, po të marrin përsipër përgjegjësitë që iu kanë dhënë qytetarët.
Gjoni shton se Policia i ka ofruar atij mbrojtje dhe në ditët më vijim.
“Shpresën nuk duhet t’a presim si dhuratë nga të tjerët, por duhet t’a krijojmë vetë. Falenderoj Policinë e Shtetit për reagimin e menjëhershëm dhe mbrojtjen e ofruar gjatë ditës së djeshme e në vazhdim si dhe miqtë dhe njerëzit e mirë të shumtë që më ofruan mbështetjen e tyre gjatë ditës së betimit në Kuvend.
U bëj thirrje të gjithë kandidatëve në listat elektorale të mos intimidohen nga rruga por të marrin përgjegjësitë e tyre në këto momente të vështira për vendin. Askush nuk duhet lejuar të cënojë të drejtën themeltare të përfaqësimit në parlament, përndryshe kemi të bëjmë me terrorizëm politik!”, shkruan Gjoni.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ai u sulmua me bojë teksa dilte nga shtëpia e tij, dhe për këtë sulm bëri përgjegjëse indirect kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Kjo e fundit nga ana tjetër tha se Gjoni po përdorej si klloun dhe se ajo nuk kishte asnjë lidhje me sulmin. (LEXO KETU)
(E.K/FAXWEB.AL)