21:52 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Idiót, halábak, takoheni skùtave/ Për pak sa nuk ‘kërciti’ grùshti, si plasi shérri mes opozitës në Kuvend

13:26 | 25/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“T’iu bëhet testi i idiotëve”, plas mes Halit Valterit dhe Ralf Gjonit, ndërhyjnë deputetët e tjerë për t’i ndarë (Video)

Në punimet e seancës së sotme u vu re një përplasje gati fizike mes deputetëve të opozitës parlamentare, ku protagonist janë Ralf Gjoni dhe Halit Valteri ndërsa ndërhynë ligjvënës të tjerë ku qetësuan situatën duke nxjerrë nga salla Valterin.

Ajo çfarë provohet nga një skenë e tillë është fakti se jo vetëm ligjvënës të tillë nuk mund të konsiderohen opozitë, teksa të bën të mendosh se kur ka ndodhur kjo midis aleatëve e aq më tepër të të njëjtit krahë.

Nuk u mësua se çfarë ndodhi dhe dhe cila ishte arsyeja e konfliktit mes deputetëve, por nga sa duket nga kamerat, Gjoni u bezdis nga ndërprerjet e Valterit dhe të tjerëve.

“Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash? A keni këllqe? (ndërhyrje nga salla) Kam të drejtën time. Halil (Jakimi) ti je nga të paktët që ke folur. Të lutem, nuk e kuptoj acarimin tuaj. Halit (Valteri) të lutem! Nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Nuk kam hyrë në parlament prej teje. Me lejoni ta përfundoj. Nuk kam dëshirë të bëhem pjesë e asnjë pazari politik” – tha Gjoni.

Pas incidentit, Valteri mori fjalë ku tha: “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”, duke iu drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Kundër Ralf Gjonit ka folur edhe deputeti Myslim Murrizi ndërsa pas fjalës së tij, deputeti kërkoi replikë.

“Ralf nëse të mungon protagonizmi, merr shkresën në protokoll firmose. Po mendon se po doli djalë e merr, e po doli vajzë t’a mbajë Murrizi me shokë, s’kam ardhur këtu si trastambajtës i askujt. Në 2005, 2009 palaçot më kanë vjedhur mandatin. S’ta bën foltorja faktor tek qytetarët as takimet skutave” – i tha Murrizi, Ralf Gjonit që mori menjëherë fjalën për replikë.

“Myslym i nderuar, e dimë të dy që unë e ti jemi në një llogore. S’dua që fjalët e mia të keqinterpretohen. Jam pro ndryshimeve kushtetuese, e kam firmosur edhe një vit më parë. Të kam dhënë edhe autorizimin në telefon të më përmendje emrin. Për të sqaruar se ndoshta edhe se kuptova.

Unë jam totalisht pro për sa kohë që kjo çon në hapjen e listave, por ama, Myslym i nderuar nuk mbështes vënien e një pragu 5% në një sistem rajonal. Nuk shkon, s’ka sens juridik. Të shohim ku do të shkojmë me Kushtetutën. Po u fut dora në Kushtetutë, futet edhe në anekse të tjera. Unë këtu e kam hallin”– tha Gjoni.

Etiketa: halit valteriMyslim MurriziRalf Gjoni
Pas

Dikur i shkroi libër Thaçit ku e cilësoi si ”Këmbët e gjarprit”, reagon publicisti për akuzat ndaj presidentit kosovar

Para

“Messi meksikan” bën histori në La Liga, 15-vjeçari debutoi kundër Real Madridit

Para
“Messi meksikan” bën histori në La Liga, 15-vjeçari debutoi kundër Real Madridit

“Messi meksikan” bën histori në La Liga, 15-vjeçari debutoi kundër Real Madridit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.