11:06 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ralf Gjonit i kanë vjedhur fb-në!? Ndryshon deklaratat brenda 24 orëve: Nuk e votoj shkarkimin e Metës

12:24 | 11/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ralf Gjonit i kanë vjedhur fb-në!? Ndryshon deklaratat brenda 24 orëve: Nuk e votoj shkarkimin e Metës

Deputeti Ralf Gjoni ka përgënjeshtruar vetveten gjatë ditës së sotme pasi është shprehur krejtësisht ndryshe nga prononcimi I djeshëm lidhur me votimin në parlament për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.

Gjoni shprehet se vota e tij në Parlament  do të jetë e kushtëzuar ç’ka lë të kuptohet se edhe nëse do të votohet për shkarkimin e Metës, ai nuk do të votojë pro.

“Përsëri për të gjithë shpifësit inflacionistë e injorantët që keqinterpretojnë në tellallin mediatik: E thashë hapur dje se kuk ka, dhe nuk do të ketë akt parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Parlamenti nuk është Gjykatë Kushtetuese, dhe në mungesë të saj shkarkimi i Presidentit është i pamundur. E kam thënë QARTË që ditën e parë që hyra në Kuvend se shkarkimin e Ilir Metës nuk do e votoja kurrë në kushtet aktuale. E përsëris se vota ime në çdo akt parlamentar mbetet e kushtëzuar me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe korrigjimin e masakrës elektorale te vitit 2008! Kjo është arsyeja madhore për të cilën kam pranuar mandatin. Për më tepër, do shprehem të enjten në seancë plenare!”, shkruan Gjoni në llogarinë e tij në FB.

Ndërkohë kujtojmë se deputet i ardhur nga listat e Lëvizjës Socialiste për Integrim njërkohësisht dhe ish-këshilltar i Presidentit Meta është shprehur ditën e djeshme i gatshëm për të votuar shkarkimin e Presidentit nëse në bazë të kësaj do të ndryshoje dhe sistemi zgjedhor.

Ai shprehet se vota e tij është e kushtëzuar megjithatë në bazë të kërkesave të tij është ndryshimi rrënjësor i sistemit zgjedhor por gjithashtu një tjetër arsye është hapja e listave dhe ligji për partitë politike.

Kujtojmë që Presidenti Ilir Meta ka çdekretuar datën e zgjedhjeve, duke mos i organizuar ato në 30 qershor por njëkohësisht duke mos lënë asnjë datë zgjedhjesh tjetër.

Ndërkohë që për shkak të vendimit të Metës, Taulant Balla ditën e sotme i ka drejtuar një letër Ruçit ku i kërkonte që në seancën e radhës të diskutojnë në mbledhjen parlamentare vendimin e Metës e njëkohësisht krijimin e një mocioni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metaRalf Gjonishkakrimi i metes
Pas

Bëhuni gati për të nxehtin afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat

Para

Shënohet viktima e dytë brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit

Para

Shënohet viktima e dytë brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji elektrike

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje. Fëmija disa muajsh me shenja dhune, dëshmitarët: Na u duk si kukull, u shokuam

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë zjarri kandidati për president në Kolumbi

Trazirat në Los Angeles, Trump dërgon 2 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare pas protestave të dhunshme për arrestimet e emigrantëve të paligjshëm

Sherr mes fqinjëve në Allias, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

13 pelegrinë iranianë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.