Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në Konferencën e Akademisë së Policisë.
‘’Lufta kundër Krimit është edhe lufta kundër krimit që fillon nga mendja. Roli i Akademisë së Sigurisë, pas 7 vitesh mungesë së pajustifikueshme provohetnga rezultatet që kjo Akademi po sjell,në funksion të rritjes së një tjetër cilësi kuadrosh. Pa asnjë diskutim ne të gjithë shohim me kënaqësi përparimet në këtë aspect dhe presim me padurim që brezat e rinj ti bashkëngjiten përpjekjeve kundër krimit të Policisë në rrugë.
Në kuadrin e një sërë reformash që qeveria ka ndërmarrë, pas pothuajse tre dekadash letargjie, reforma në fushën e sigurisë është padyshim një nga më të rëndësishmet. Kjo pasi siguria është një nga ato elemente që as nuk blihet dhe as nuk shitet. Task Forca për kanabisin, për energjinë, për informalitetin janë një përvojë shumë e mirë për të krijuar një mjedis së sigurt për qytetarët. Forca e Ligjit do të shërbejë në konsolidimin e sigurisë edhe në nivel të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Krimi mund të përballet vetëm në sajë të një modernizimi të shpejtë të të gjitha strukturave të sigurisë. Në një kohë të shpejt duhet ta ngrejmë në një nivel të ri, edhe sa i përket kurrikulave dhe teknologjisë. Ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur sa i përket shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit, qoftë në atë moral dhe qoftë dhe në atë ekonomik. Pastrimi i Policisë së Shtetit nga të paaftët do të vijojë me prioritet të plotë. Jam i bindur që procesi i Vettingut që do të nis nga Janari do të japë mjaft rezultate.
Siç jam i bindur që brezat e rinj që do të falin nga Akademia, do të jenë një ndryshim i gjakut. Shkatërrimi i Grupeve Kriminale është parësore, nyjet e grupeve kriminale prej vitesh kanë qenë larg fokusit të operacioneve të Policisë. Ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është sekuestrimi i aseteve financiare të këtyre grupeve kriminale, pasi në këtë mënyrë japim një mesazh të qartë se rruga e krimit nuk sjell përfitime.
Të dashur miq rruga e reformave është përherë e vështirë, por sot jemi në një moment kur mund të themi me plot gojën që kemi shumë arsye për të besuar se jemi shumë më mirë, duke marrë parasysh numrin e vrasjeve që është ulur ndjeshëm. Jemi nën mesataren e BE-së. Aty ku jemi larg mesatares së BE-së është cilësia në trupat e Policisë së Shtetit. Kjo është një sfidë ku fjala SË BASHKU ka një kuptim vërtet të plotë”, u shpreh ndër të tjera Rama.
(E.K/FAXWEB)