20:43 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Aktivitete në 80-vjetorin e çlirimit të Tiranës

10:21 | 17/11/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Aktivitete në 80-vjetorin e çlirimit të Tiranës

Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist. Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, në të gjitha institucionet arsimore të kryeqytetit janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga disa prej shkollave të kryeqytetit sot, të cilat janë veshur me flamurin kuqezi.

“Sot, 80-Vjetori i Çlirimit të Tiranës! Aktivitete të nxënësve të shkollave të kryeqytetit, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës”- shkruan kryeministri Rama, teksa ka ndër punimet e nxënësve.

Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korparmatës I Sulmuese. Shtabi i korparmatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë.

Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.

Pas

Plani i Trump, si do të largohen emigrantët e paligjshëm/ Operacioni nis me të lidhurit me bandat kriminale

Para

Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Para
Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Stërvitja në Bullgari, Vengu: FA treguan aftësi të shkëlqyera operacionale në bashkëpunim me aleatët e NATO-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat: Na lënë dhe pa ujë, ushqim e ilaçe!

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën

Gjuriç kërcënon hapur me luftë: Serbët të zbritur nga qielli, Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

Bllokadë ndihmash prej 11 javësh/ OKB ultimatum: Ushqimi për foshnje duhet të shpërndahet ‘urgjentisht’ në Gaza

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.