Ky rrufiani këtu që nuk e zë gjumi si ku-ku gjithë natën lëshoi traktin e rradhës kundër senatorit. Është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë qesharak. Tregohet me gisht që kur u botua raporti i OSBE-së për pasurinë e tij prej 200 milionë eurosh.
I dëshpëruar nga ky realitet, shkruan trakte natën, i çon për t’u botuar në mëngjes dhe më pas i përdor në “Facebook”. E mbani mend si iu vërsul Trumpit apo krahut të majtë të Merkelit. Dje sulmoi senatorin e nderuar Di Biagio. Një njeri që ka luftuar edhe me armë për shqiptarët.
Aldo Di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar. Ka qenë me mision ushtarak krah për krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pasi ka mbushur parlamentin me trafikantë, ka fytyrë të marrë nëpër gojë, të sulmojë nga Donald Trumpi deri tek Aldo di Biagio vetëm sepse ata janë përkrah Shqipërisë, për zgjedhje të lira e të ndershme.
Nuk ka kush ta mbrojë atë, as Fatmir Xhafaj. Ndaj duhet t’i bëjmë pak avokatin. Xhafaj rri mbyllur në shtëpi. “Engjëlli” i reformës në drejtësi. Dil pra mbroje, mos u zhduk skutave. E vetmja rrethanë lehtësuese është tronditja e thellë psiqike. Nuk i bën punë asgjë, zgjidhja është të largohet një orë e më parë. Do ikë që ç’ke me të. Merr pak më shumë ilaçe sonte e mos fol broçkulla. Vëri gishtin kokës dhe paketo valixhet, e largohu që të krijohet qeveria teknike.
(XH.A/SHUPLAKA)