22:33 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit

09:35 | 12/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit

Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë në këto ditë marsi u vizitua nga alpinistë dhe turistë të apasionuar pas ngjitjeve në mal. Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga ngjitja në majat binjake të Thethit, Mark Zagora e grupit të madh të alpinistëve.

“Alpinistët nga e gjithë Shqipëria në malet plot aventura të Thethit”, shkroi Rama në rrjetet sociale. 179 alpinistë nga gjithë Shqipëria eksploruan “Parkun Kombëtar të Alpeve”, një përvojë unike e turizmit malor mes peizazheve të mrekullueshme, nismë e Federatës Shqiptare të Alpinizmit, të cilës iu bashkuan edhe turistë të pasionuar pas natyrës.

Në këtë ekspeditë 179 alpinistë nga 16 ekipe të vendit tonë u ngjitën në majën më të lartë të Qafë Thores, Mark Zagora apo siç njihen ndryshe si binjaket e Thethit, në lartësinë 2313 metra mbi nivelin e detit, duke sfiduar kështu vështirësitë dhe rreziqet që shoqërojnë stinën e dimrit në këto zona.

Ky aktivitet është një mundësi për të promovuar bukuritë dhe vlerat turistike të Alpeve. Parku Kombëtar Alpet e Shqipërisë, një nga territoret më atraktive dhe më magjepsëse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, tërheq çdo vit të apasionuarit pas ngjitjeve në mal.

Etiketa: edi ramashqiperia
Pas

3526 aplikime për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit

Para

“Shndërrimi i sfidave në mundësi”, Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025

Para
“Shndërrimi i sfidave në mundësi”, Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025

“Shndërrimi i sfidave në mundësi”, Begaj merr pjesë në Forumin Global Baku 2025

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

Italia gjobit me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.