Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të anulluar urdhrin e ministrit të Drejtësisë Gazmend Bardhi, i cili refuzoi dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave.
“Ja arritëm edhe kësaj dite!
Kryeministri që na përfaqëson, ndërpret axhendën zyrtare me Zv. Presidentin e USA dhe vjen në Tiranë për t’i treguar autoritetin Gaz Bardhit!
Duhet falenderuar zëdhënia e Kryeministrisë për këtë lajm që na dha sot!
Ishte nga më të sinqertët ky lajm. Nuk paska qenë punë e veshjes nga këmbët, por për t’i treguar ministrave dhëmbët!
Shijojeni!”, reagon Manjani.
Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama u kërkoi drejtorëve të hipotekave të jepnin dorëheqjen, mirëpo Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi, pezulloi dorëzimin e dorëheqjeve .
Mirëpo sot, pas kthimit nga Podgorica, Rama e ka anulluar urdhrin e ministrit Bardhi. Sipas kryeministrit, dorëheqjet nuk mund të refuzohen dhe hetimi administrativ i Ministrit mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.
(D.D/Shuplaka)
Discussion about this post