Ish-kryeministri Sali Berisha tregon arsyjen e anullimit të takimit të kryeministrit Rama me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se shkak i anulimit të takimit janë bërë deklaratat e tij për vendimin e Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat.
“Edvin Mafia anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut! Miq, pas ndëshkoi Maqedonine e Veriut me refuzimin e hapjes se negociatave me BE, Edvin Mafia ne nje akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut sepse nuk i pelqeu deklarata e tij me presidentin Meta per çeljen e negociatave,” shkruan Berisha.
Ditën e djeshme, Pendarovski u prit në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Ilir Meta.
Reagimi i plotë i Berishës:
Edvin Mafia anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut! Miq, pas ndëshkoi Maqedonine e Veriut me refuzimin e hapjes se negociatave me BE, Edvin Mafia ne nje akt banditesk anullon takimin me presidentin e Maqedonise se Veriut sepse nuk i pelqeu deklarata e tij me presidentin Meta per çeljen e negociatave.
Lexoni mesazhin e diplomatit dixhital. sb
Pershendetje Doktor,
Pas deklarates se Pres. Pendarovskit ne konference per shtyp me Pres. Meta. Menjehere Rama e thirri Drejtoreshen e Protokollit te Shtetit dhe i tha ta lajmëroj Pres. Pendarovski se anulohet takimi Rama-Pendarovski.
Asnje media nuk po e jep kete gje !!!!
Mbremje te mire.