15:49 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama apel Gjykatës Kushtetuese për “Vettingun”: Pozicionohuni në anën e duhur të historisë

18:05 | 12/12/2016
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qytetarja “kryqëzon” Ramën: Mbete në Facebook, ja si i përgjigjet kryeministri (FOTO)

Pas përshëndetjes së opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Vetingut nga ana e Bashkimit Europian dhe ambasadës të SHBA-ve në Tiranë, kryeministri Edi Rama “ia kalon topin” Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, Rama shkruan ndër të tjera se, Kushtetuesja duhet t’i hapë rrugë një orë e më parë zbatimin e këtij ligji.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

“Tanimë Opinioni i Komisionit të Venecias mbi Ligjin e Vetingut, është në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. I qartë dhe pa asnjë ekuivok!

Ligji i Vetingut është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës sonë dhe tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese t’i hapë rrugë një orë e më parë zbatimit të tij. Sepse populli i Shqipërisë ka 26 vjet që kërkon dhe pret nga Drejtësia të jetë e lirë, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë; sepse Shqipëria ka 26 vjet që kërkon dhe pret të negociojë anëtarësimin në Bashkimin Europian; sepse nuk ka më asnjë ditë për të humbur më tutje qoftë për të larguar nga Pallati i Drejtësisë, përmes Ligjit të Vetingut, gjykatësit e prokurorët e korruptuar dhe qoftë për të afruar më shpejt, përmes fillimit të negociatave, Shqipërinë me Shtëpinë e Europës së Bashkuar!

Gjykata Kushtetuese mund ta kishte mbaruar me kohë këtë punë dhe sot Shqipëria do të kishte nisur zbatimin e Ligjit të Vetingut e po ashtu, edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Askush nuk më bind dot se gjykatësit tanë kushtetues kishin vërtet nevojë për Opinionin e Venecias dhe nuk e bënin dot punën e tyre pa të! Ata kanë treguar se kur duan, dinë ta bëjnë më së miri detyrën e tyre në shërbim të Kushtetutës e të interesave të këtij vendi. Nuk u mungon as dija dhe as eksperienca!

Ne nuk do të dorëzohemi në përpjekjen tonë për ta operuar thellësisht sistemin e kalbur të drejtësisë, përmes zbatimit të Reformës në Drejtësi që nuk mund, nuk duhet dhe nuk do ta lemë të mbetet në letër. Në emër të të gjithë shqiptarëve që duan të njëjtën gjë, u bëj thirrje gjykatësve kushtetues të Republikës së Shqipërisë të na dorëzojnë sa më parë vendimin e tyre, për këtë ligj që hap rrugën e pastrimit të Pallatit të Drejtësisë!

Uroj që Gjykata Kushtetuese të mos bëhet mburojë e të shkuarës që prej çerekshekulli mban peng drejtësinë në këtë vend, po të vendoset në anën e duhur të historisë,” shkruan Rama.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi pas opinionit të Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut. Nëpërmjet një postimi në facebook, Ambasada shkruajti se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut

Po ashtu ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe Delegacioni i BE-së mirëpritën përmbledhjen e Venecias lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me konventat ndërkombëtare.

edirama

Etiketa: postimramaVettingu
Pas

A e keni parë ndonjëherë Rihanna-n si pastruese? (FOTO)

Para

Familjet e përmbytura sorollaten nga një institucion tek tjetri, nuk dihet kush mban përgjegjësi

Para
Familjet e përmbytura sorollaten nga një institucion tek tjetri, nuk dihet kush mban përgjegjësi

Familjet e përmbytura sorollaten nga një institucion tek tjetri, nuk dihet kush mban përgjegjësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

Rezultati i ngushtë në Lezhë / Partia Demokratike kërkon rinumërim në Lezhë, Manja replikon me Celibashin: Shko numëroji ti votat

“Mbrëmje e veçantë”/ Spiropali ndan pamje nga darka e zhvilluar te Pallati i Brigadave, të pranishëm Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës

“Kuptova që duhet të ruaja identitetin tim profesional”, Linda Rama dhe jeta si gruaja e kryeministrit: Nuk kam një kujdestare për djalin tim, unë gatuaj vetë

“E mallëngjyer që shqiptarët i besuan Edit një mandat të katër të fortë”, Linda Rama: Ndjej peshën në shpatulla për të mos zhgënjyer askënd nga ata që i dhanë mbështetje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.