Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.
Nëpërmjet shkrimit të tij ai është shprehur se ata të cilët I kanë rrahur dhe dhunuar gazetarët, duke I’u referuar kështu opozitës, zgjedhin të flasin në emër të lirisë së shtypit.
Jo si një urim por më tepër si një premtim electoral, Rama kë kërcënuar duke thënë se të gjitha zgjidhen në gjykatë, gjykatë e ushtruar nga populli nëpërmjet votës së tij.
Kujtojmë që Shqipëria në raportin e fundit të ‘Reporterëve pa Kufijë’ renditja e medias kishte rënë 7 vende, duke u listuar tashmë në vendin e 82, nga 180 vende gjithsej, dhe sipas raportit një nga arsyet se pse kjo kishte ndodhur ishte dhe prej fyerjeve të kryeministrit kundrejtë gazetarëve.
Postimi i plotë:
Ç’komedi e zymtë me djegësit,rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit ME VOTE? Pa merak vonon po s’harron 2021shi✌