Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qyetarët është pyetur në lidhje me hapjen e aktivitetit të klinikave dentare.
Kryeministri tha se akoma nuk është menduar për hapjen e tyre, ndërkohë që shtoi se këto janë sektorë me risk të lartë.
“Dentista, parukeri, bar, ristorante, janë me riskun më të lartë, nuk do të hapen. Sa i përket hapjes së kufijve mes vendeve, këtë gjë nuk e di askush. Edhe Kosova po kalon një situatë jo të lehtë, por për fat të mirë kemi numra që nuk na kërcënon sistemin shëndetësor”,- tha Rama. Rama po ashtu shtoi se kafenet, baret, restorantet nuk do të hapen ende.
“E gjithë ekspertizat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve, restiranteve dhe kafeve se janë një vatër e infeksionit, por duhet durim”, tha Rama.
Rama theksoi se edhe lëvizja me mjet privat do lehtësohet në ato zonat ku “do pilotojmë një hapje më të madhe për të parë efektet dhe si do rritet se virusi nuk ikën, duke qenë në shpi si japim mundësi të na hidhet e të na përdorë për transportues zinxhir kur dalim ne ekspozohemi e kur dalim duhet të jem shumë të vëmendshëm të respektojmë rregullat, sa më shumë dalim aq më shumë ekspozohemi e duhet të jemi të përgjegjshëm ne se s’bëhet me policë e me ushtri kjo punë”.
Discussion about this post