05:51 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama-Basha-Meta, Luftë për audiencë

08:37 | 02/12/2016
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama-Basha-Meta, Luftë për audiencë

Një betejë e fortë është zhvilluar mbrëmë mes 3 figurave kryesore politike të vendit, Kryeministrit Edi Rama, Kreut të opozitës Lulzim Basha dhe Kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Të tre këta, ishin të ftuar mbrëmjen e kaluar në të njëjtën fashë orari, në 3 emisionet kryesore politike në televizionet shqiptare, përkatësisht: “Top Story” në Top Channel, “Opinion” në Tv Klan dhe “Të paekspozuarit” në News 24.

Tre politikanët luftuan fort për të fituar numrin më të madh të audiencës dhe sigurisht për të fituar me argument kundër njëri-tjetrit.

Kryeministri Rama, i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, tha se Shqipëria pas pak ditësh pret një rekomandim pozitiv për negociatat dhe se data e hapjes së tyre vjen vetëm pas Vettingut, që aktualisht ështe bllokuar nga Gjykata Kushtetuese.

Për  Kryeministrin është opozita ajo që po pengon hapjen e negociatave.

“Unë pres që Gjermania të jetë mbështetja jonë kryesore në mbledhjen e rëndësishme të dhjetorit. Ajo që dëshirojmë është që KiE të mirëpresë rekomandimin pozitiv dhe të inkurajojë procesin duke qenë i hapur për të rikonsideruar hapjen e negociatave me një datë në momentin kur ne të kemi filluar zbatimin e Vettingut. Pra, ne nuk kemi çfarë kërkojmë më shumë, as Gjermanisë, as KiE, as KE sepse sot ne jemi të bllokuar brenda nesh nga Partia Demokratike që ka çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.”, tha kryeministri Rama.

Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”  të gazetarit Blendi Fevziu, njëlloj si Rama u fokusua më shumë në çështjen e negociatave me BE-në.

“Edi Rama e dinte që negociatat s’do të hapeshin që para se të vinte deputeti i CDU-së. Edhe Meta e dinte këtë, edhe ne gjithashtu. Para gjashtë muajsh, ministri Bushati ka takuar Krichbaum në Gjermani dhe i është thënë se çfarë problemesh ka Shqipëria. Po kështu, para 1 jave e gjysmë, Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman dhe i është thënë e njëjta gjë. Kështu, Rama e dinte dhe Bushati nuk e ngriti si çështje hapjen e negociatave”, tha Basha.

Ai shtoi gjithashtu se pengesë nuk është vetëm vettingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

Kryeparlamentari ilir Meta, i cili pas një kohe relativisht të gjatë që po mundohet të jetë më pasiv në media, në studion e “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka diskutuar rreth çështjes shqetësuese të kanabisit në vend.

Sipas tij, kjo situatë është shumë shqetësuese dhe për këtë i bën me faj të gjithë duke përfshirë edhe veten. Meta mendon që institucionet nuk kanë bërë si duhet punën e tyre.

‘’Unë mendoj që përgjegjësinë e  kemi të gjithë. Në radhë të parë e kanë institucionet  e zbatimit të ligjit dhe puna   shumë e madhe  që duhet të bëhet për koordinimin midis tyre. Kjo shprehet  qartë edhe në raport-progresin e BE-së. Natyrisht në radhë të parë e  ka vetë politika që do një konsensus për këtë çështje, sepse ky nuk është një fenomen i ri, pavarësisht nga  debati për përmasat, ne  e dimë që Lazarati ka qenë një fenomen i dukshëm i kanabisit dhe për arsye  politike është toleruar për një kohë të gjatë, ndërkohë që sot del qartë që  në të kaluarën ka pasur  edhe  shumë zona të tjera, të cilat nuk raportoheshin, sepse në buletinet e  policisë, si të thuash nuk ishin publike dhe ka një kundërthënie shifrash dhe raportesh, por një fakt  është  që kanabisi nuk është një fenomen që  lindi  sot. Kjo do të thotë  që përmasat  sidomos edhe reale, sepse duket që ka një problem real sidomos në zonat e thella, edhe disa reagime shqetësuese  ndërkombëtare    e bëjnë të qartë se ky është një problem me të  cilin ne duhet të ndeshemi jo duke akuzuar dhe  duke kundërvënë njëri-tjetrin, pavarësisht  nga përgjegjësitë që kemi sot si maxhorancë dhe  opozita  si maxhoranca e   djeshme, por duke i dhënë një zgjidhje  përfundimtare  këtij problemi, sepse   çdo  lloj politizimi nuk është se  e lufton këtë fenomen’’, është shprehur kreu i Kuvendit.

Duke qenë se nuk kemi një sistem matës të saktë të audiencës, nuk mund ta themi me siguri se kush ishte fituesi i përballjes së mbrëmshme. Megjithatë e sigurtë është që publiku do t’i ketë ndërruar herë pas here kanalet, për të dëgjuar pak nga të tre.

rama-meta-basha

Etiketa: Ligji i Vetingutlufte per audiencesituata e kanabisit
Pas

‘’The Huffington Post’’: Merkel premtoi 15 milionë Euro për projekte rajonale, përgëzoi Shqipërinë

Para

Hollande nuk rikandidon, Presidenti i parë që nuk kërkon një mandat të dytë

Para
Hollande nuk rikandidon, Presidenti i parë që nuk kërkon një mandat të dytë

Hollande nuk rikandidon, Presidenti i parë që nuk kërkon një mandat të dytë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.