Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Koalicionit opozitar në lidhje me masat e ndërmarra nga qeveria për pandeminë e COVID-19, ku theksonte se duhej rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike, në mënyrë që askush që është prekur nga kriza, të mos përjashtohet nga ndihma si dhe për anullimin e menjëhershëm të koncesioneve.
Po ashtu koalicioni opozitar kishte nënvizuar se janë bërë mesatarisht vetëm 110 teste në ditë, për mbi 2,6 milionë banorë dhe ka shtuar se qeveria ka lënë jashtë ndihmës financiare mbi 750 mijë qytetarë dhe nuk ka shpërndarë ndihmën e premtuar për mijëra të tjerë.
Duke ju referuar shifrave të publikuara nga PD, Rama shkruan me ironi se para epidemisë kishim vetëm të papunë që kanë ikur nga Shqipëria, ndërkohë që tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria? #VajMedetPD 7X7?
Kryeministri Rama ne Twitter:
Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake,
s’paska ikur kush nga Shqipëria? #VajMedetPD 7X7?