Kryeministri Rama i ka bërë sërish sot thirrje opoozitës për të qenë pjesë e dialogut. rama ka bërë thirrje personale për Bashën duke i thënë se qëndrimi i tij në çadër po e turpëron Shqipërinë në të gjithë botën.
‘’Brenda apo jashtë vendit qëe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një vatër konflikti në rajon. I bëj thirrje arsyes së Lulzim Bashës, mos vazhdo të ecësh qorrazi në një tymnajë që shkatërron Partinë Demokratike.
Mos na turpëro të gjithëve duke sulmuar ndërkombëtarët me një gjuhë të Luftës së Ftohtë. Nëse ke frikë nga unë unë them përcakto ti çdo modalitet, cakto njerëz të tjerë, vendin ku të duash. Na lajmëro dhe njerëzit tanë do të jenë aty.
Po mos na vono, mua nuk më intereson fare fati yt politik dhe as fati i Partisë Demokratike. Ty dhe mua, socialistët dhe demokratët duhet të shqetësohen që zgjedheve t’iu sigurohet vota. Duhet të na interesojë së pari shqiptarët, liria e popullit. Zyra jote e ka numrin e zyrës sime, harroje të ma marrësh peng popullin. Zgjedhjet nuk mund të mi ndalësh dot kurrë dhe as këtë qeveri nuk do ta rrëzosh dot përveçse me votën e lirë të shqiptarëve.
Marrëveshjen për Shqipërinë dhe jo për karrigen tënde. Unë po pres Lulëzim mos na turpëro të gjithëve, se realisht ka filluar të na qeshë bota. Asnjë rrugë që shmang dialogun nuk e çon Partinë Demokratike në drejtimin e duhur. Duke ditur diçka më shumë se ty se çështë drejtimi i duhur të them që dialogu është e vetmja rrugë’’, deklaroi Rama. (E.K/SHUPLAKA)