02:59 | 28/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: BB na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO!

10:10 | 05/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reforma e pensioneve, Rama: Nevojitet një vizion dhe plan afatgjatë për të mos shkaktuar pasoja fatale

Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të ulen pensionet dhe të rriten çmimet e energjisë. Rama u shpreh se qeveria shqiptare i ka thënë “Jo” këtij skenari.

Gjithashtu, kreu i qeverisë nënvizoi se reforma e pensioneve në vitin 2014 ka qenë e suksesshme dhe rriti ndjeshëm pensionet.

“Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit”, tha Rama.

Edi Rama: Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe të rrisnim çmimin e energjisë. Përgjigjja jonë ishte JO. Ne do të reformojmë sistemin. Nuk rrisim çmimin e energjisë sepse do të reformojmë sistemin dhe do të garantojmë që të gjithë të paguajnë. Kjo ka ndodhur. Ashtu sikundër në sistemin e pensioneve është menduar sot për sot dhe u krijuan premisat e një skeme në prag të kolapsit.

 

Në reformën e 2014 për pensionet bëmë një proces si sot, përfshimë mjaft aktorë dhe bashkëpunuam me eksperten që na vuri në dispozicion BB. Një histori suksesi kjo. Nuk është e thënë që të gjitha historitë me BB të jenë histori suksesi, por në këtë rast ishte dhe sot kemi dy pasqyra përballë, atë të pensioneve që kanë në pension pas 2014 dhe atyre që kanë dalë para 2014. Janë dy pasqyra që mund të shërbejnë për shumë leksione dhe mësime në shkollë lidhur me si dhe sa mund ta dëmtojë një politikë dritëshkurtër një shtresë të tërë të popullit. Pensionistë sot të cilët kanë patur të njëjtat vite pune, kanë paguar të njëjtat sigurime shoqërore por kanë dalë në sistem në kohë të ndryshme para dhe pas reformës, marrin 2 pensione të ndryshme. Sot mjekë, mësues ekonomistë, njerëz nga sistemi i drejtësisë që kanë dalë në pension pas 2014 marrin pensione mbi 500 euro, ndërsa kolegët e tyre që kanë dalë në pension para 2013, marrin pensione shumë të më ulta.

Plagë që po mbyllet por sërish ka që po vuajnë nga ajo plagë.

Etiketa: edi rama
Pas

Akuzohet për shpërdorim detyre, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro

Para

Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

Para
Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

Misioni EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë, Vengu: Shqipëria, aktor i rëndësishëm në stabilitetin në rajon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.