11:41 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar

12:53 | 25/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Bektashizmi, monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në aktivitetin e organizuar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ku theksoi se “Bektashizmi është një monument i gjallë kulture që duhet të mbrohet medoemos nga shteti dhe populli shqiptar”.

Ky aktivitet organizohet nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit, me pjesëmarrjen e klerikëve bektashianë e besimeve të tjerë fetarë, krerëve të lartë shtetëror të vendit, besimtarë e dashamirës.

Në fjalën e tij, Rama tha se “është privilegj të marr fjalën në këtë përvjetor jubilar të krijimit të qendrës botërore të Bektashizmit në Shqipëri dhe të përcjell qoftë shprehjen e admirimit për rolin e  bektashinjve shqiptarë në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjen shqiptare për pavarësi. Qoftë edhe shprehjen e solidaritetit për vështirësitë gjithnjë e më të madha, unikale në llojin e tyre me të cilat përballen në ditët tona ata që sot e gjithë ditën mbajnë ndezur flakën e këtij besimi”.

“Mora këtu me vete sot këtë libër posaçërisht voluminoz të një studiuesi të mirënjohur i huaj, por i dashuruar me Shqipërinë dhe shqiptare Robert Elsie, i cili edhe varrin kërkoi ta kishte në Shqipëri. U sugjeroj ti hedhin një sy të gjithë ata që do të duan të shprehen për idenë e dhënies së një statusi sovraniteti selisë së Kryegjyshatës Botërore të bektashinjve. Këtu në këtë përmbledhje shumë të detajuar të kësaj historie shqiptare do të gjejnë të gjitha arsyet e shëndetshme për Pse-në e kësaj ideje dhe çdo shqiptar pavarësisht në beson në Zot apo nuk beson në Zot, pavarësisht nëse është mysliman, i krishterë, apo bektashi po e po, nëse është sado pak patriot do ta ketë të pamundur të mos mallëngjehet nga historia e jashtëzakonshme e përpjekjeve dhimbjeve, sakrificave për mëmëdheun që e bëjnë bektashizmin një pasuri të paçmueshme të trashëgimisë sonë historike dhe kulturore”, theksoi Rama.

Më te, kryeministri Rama tha se ‘këto mund ti them pa gajlen më të vogël se në këtë rast shyqyr Zotit nuk jam bektashi dhe nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë. Rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është një rrugë unikale mistike, tolerenace dhe uniteti, e cila mishërohet në fjalët e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri; “Nuk vetëm mes tyre, por edhe me gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt, duan si shpirtin e tyre dhe të tjerë myslimane të krishterë shkojnë mirë e bukur me gjithë njerëzinë, por më shumë duan mëmëdhenë dhe mëmëdhetarët, që kjo është më e mira nga të gjitha të mirat””.

“Për Naimin, Bektashizmi është një vlerë e posaçme kombëtare se nuk shikon dallim midis myslimanit dhe të krishterit sepse të gjithë janë një në sytë e Zotit. Bektashizmi është një traditë shpirtërore, që e ka ndikuar thellë pëlhurën kulturore, fetare dhe shoqërore të Ballkanit, të Anadollit po e po, por edhe më gjerë, por mbi të gjitha ai ka ndikuar pazëvendësueshmërisht në mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar, në mësimin e  gjuhës shqipe dhe në themelet e rezistencës për pavarësi kombëtare të shqiptareve, natyrisht jo në mënyrë ekskluzive, por krah për krah me komunitetin mysliman dhe me përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks, por edhe atij katolik”, tha Rama.

 

Pas

Bllokuan rrugën gjatë tubimit para Bashkisë së Tiranës, Policia kallëzon në Prokurori 6 protestues të opozitës

Para

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Mitsotakis: Udhëheqës shpirtëror dhe shërbëtor aktiv i njerëzimit

Para
Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Mitsotakis: Udhëheqës shpirtëror dhe shërbëtor aktiv i njerëzimit

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas, reagon Mitsotakis: Udhëheqës shpirtëror dhe shërbëtor aktiv i njerëzimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjekmarkaj homazh për Kadarenë në Kuvend: T’i ndërtohet një varr monumental dhe t’i organizohet një ceremoni rivarrimi ndërkombëtare

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile : 8 vatra zjarri të shuara, rreziku i lartë në Fier

Goditen dy raste të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, sekuestrohen armë dhe 40 mijë euro

Berisha ngre akuza pas përjashtimit të Petros: Po të ishte i tyre, nuk do e nxirrnin

Tensione në Kuvend mes Nokës dhe Spiropalit

Debat në Kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit,Dash Sula: Po shkelni rëndë Kushtetutën

Skualifikohen 6 kandidatë në garën për kreun e BKH, mbeten 7 në konkurim

Ambasadori britanik thekson nevojën urgjente për reformimin e ligjit të financimit të partive

Avokati i Popullit, Balla përgjigjet opozitës: Nuk donit të votonit, por ejani të ndërtojmë një proces

Berisha: ‘Hajde ta votojmë dhe ta mbyllim këtë çështje’, Rama refuzon kandidaturën e opozitës për Avokatin e Popullit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.