Kryeministri Edi Rama duket i pakënaqur me punën e qeverisë së tij. Gjatë komunikimit javor me qytetarët, kreu i ekzekutivit është shprehur se, është njeriu më i pakënaqur me punën e kabinetit që ai drejton.
“Nuk jam aspak i kënaqur me veten dhe qeverinë që drejtoj dhe nuk dua ne asnjë mënyrë të mendoni se shihni çfarë pune të hatashme kemi bërë. ‘Çohu në këmbë dhe brohorit” Aspak, madje perkundrazi jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni kete. Unë e di se sa shumë njerëz janë ende larg rrugës së ndryshimit rrënjësor, deri në fshatin më të largët dhe vendin më të largët. E di se sa kanë nevojë shqiptarët që kanë nevojë për këtë shtet. Arritjet dhe rezultatet janë tërë rëndësishme që ti ndajmë me njëri-tjetrin me fakte dhe shifra reale. Na ndihmon për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për mos të humbur gjeneratën tjetër”, u shpreh kryeministri gjatë komunikimit javor.
Ndër të tjera, Rama foli edhe për buxhetin e vitit 2017 duke u shprehur se rritja ekonomike gjatë këtij viti pritet të jetë 3,3-3,5%.