Pavarësisht se ka ndryshuar axhendën e takimit elektoral në Qarkun e Kukësit, konkretisht vendin ku do të zhvillohet ky eveniment nga ana e PS-së, Bashkia e qytetit Veri-Lindor me sa duket I ka marrë të gjitha masat që ashtu sikurse në të gjitha qytetet e vendit, edhe atje kryeministrit të pritet me protesta.
“Te nderuar banore te Kukesit, pavaresisht bindjeve, Partia Demokratike Dega Kukes, ju fton te jeni pjese e marshimit te madh protestues ne Mbrojtje te Demokracise! Aleanca Qytetare per Mbrojtjen e Demokracise ju fton ne marshimin e madh! Ne oren 16.oo nga Kukesi nisim uraganin e madh: Rama ik!”, shkruhet në njoftimin e degës së PD-së në Kukës.
Ndërkohë Faxweb.al ka siguruar edhe shkresën me të cilën PD I është adresuar Policisë për të marrë lejen e këtij tubimi. Leja është marrë për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim elektoral në Rrethin e Kukësit, por me një ndryshim të rëndësishëm në axhendën e tij.
Më herët, ashtu siç edhe shihet në foton e mëposhtme, ishte lajmëruar se takimi do të zhvillohej në qendrën e qytetit Veri-Lindor, pikërisht në Shehin Skënderbej me datë 25 Qershor në orën 18:00. Por diçka duket se e ka shqetësuar kryeministrin pasi vendi ku do të zhvillohet pikërisht ky takim do të jetë Aeroporti i Kukësit.
Kjo lëvizje vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të herëpashershme midis përkrahësve të opozitës dhe Policisë së Shtetit në qytetet ku Rama ka zhvilluar takime elektorale ndërkohë që ai I Shkodrës ishte nga më të vështirët për kryeministrin.
Njëkohësisht, ky veprim vjen edhe në një kohë kur opozita e bashkuar, pas protestës së 21 Qershorit ka marrë vendimin se kudo që të jetë kryeministri do ti bllokohen rrugët.
Ndërkohë që në këto moment Rama është në Durrës ku po bën përmbylljen e fushatës në këtë Qark, pro nga ana tjetër akoma pa nisur ky takim kanë ndodhur incidente dhe përplasje midis protestuesve dhe policisë.
Nën masa të rrepta sigurie qyteti i Durrësit ndodhet momentalisht në një situatë kaotike pasi vendi ku Rama po mban takimin me atë ku po protestohet janë shumë afër.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/3161286637215131/
(F.GJ/FAXWEB.AL)