23:07 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Rama besimplotë: PD-ja do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje

18:12 | 30/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama besimplotë: PD-ja do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ndryshe nga çdo e dielë tjetër ka vendosur që të mos ketë sot komunikim javor. Në vend të saj ai ka komunikuar shënimin e ditës, ku padyshim është ndalur te listat e kandidatëve për deputetë të cilat u dorëzuan dje.

Rama po ashtu shprehet i bindur se dhe PD-ja në momentin e fundit do të bëjë kthesë dhe do të marrë pjesë në zgjedhje.

‘’Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë’’, shkruan ndër të tjera kryeministri.

SHKRIMI I EDI RAMËS:

SHËNIMI I DITËS 
(në vend të Komunikimit të Javës)

Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë.

Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit.

Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë.

Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.

Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramakomunikimi i javesrama
Pas

”Bugaçja është ushqimi im i preferuar, po një ditë kur mami po e gatuante…”, Joni Peçi tregon historinë e dhimbshme

Para

Sa deputetë marrin PS dhe LSI pa opozitën në zgjedhje (PROJEKSIONI)

Para
Sa deputetë marrin PS dhe LSI pa opozitën në zgjedhje (PROJEKSIONI)

Sa deputetë marrin PS dhe LSI pa opozitën në zgjedhje (PROJEKSIONI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.